×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti flet për ndarjen e 60 milion eurove për bizneset

    FrontOnline
    13 Tetor 2020

    Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka mbajtur një konferencë për media lidhur me shpërndarjen e mjeteve nga Pakoja për Rimëkëmbje Ekonomike, raporton Front Online.

    Kryeministri tregoi se qysh nga sot ka filluar shpërndarja e mjeteve për bizneset që janë goditur nga pandemia me qëllim të ndihmesës ndaj tyre.

    “Masat që janë paraparë në këtë vendim janë punuar në tërësi në bashkëpunim me bizneset dhe Asociacionet e bizneseve. Ne kemi ndërhyrë për t’i ndihmuar bizneset që janë goditur nga pandemia duke marrë për bazë edhe numrin e punëtorëve të bizneseve”, ka thënë Hoti.

    Kryeministri ka folur edhe për mënyrën e shpërndarjes së këtyre mjeteve për bizneset në nevojë.

    “Komisioni ka sjell listën me 36 mije 679 biznese që kanë aplikuar për të qenë pjesë e subvencionimit të pagave. Ata do të përfitojnë 60 milion euro dhe përfituesit më të mëdhenj do të jenë bizneset e vogla”, ka thënë tutje Hoti.

    Këto mjete për biznese sipas Hotit do të ndahen nga thesari i shtetit:

    “Subvencionimi shkon direkt nga thesari i shtetit në llogaritë e bizneseve”, ka theksuar ai.

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/685689545660267/

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Qendra Albanian Excellence, për angazhimin e saj të palëkundur...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës është duke vazhduar ende. Periudhë kjo që nisi më 29 gusht do të...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    FOR përmes një komunikate për media ka njoftuar se Komanda Rajonale Perëndimore ka përfunduar sot një stërvitje të përbashkët evakuimi përmes operacioneve...
    Të tjera
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se e ka nënshkruar vendimin për hapjen e konkursit të ri për specializime. Në një...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Drenusha dhe Xheneta kanë shfaqur panik për lojën e një prej banorëve brenda shtëpisë. Ishte Drenusha ajo që i tha për një...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Ka shkuar në pesë numri i të vdekurve pas sulmit në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë. Kryetari i Saxony-Anhalt, Reiner...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta për 50% është...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Altin Krasniqi, jurist i diplomuar dhe një personalitet i njohur në fushën juridike dhe shoqërore, ka njoftuar kandidaturën e tij për deputet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar për viktimat e sulmit të mbrëmshëm me veturë në një treg krishtlindjesh në Gjermani “Ngushëllimet e mia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.