×
  • Lajme
  • Lajme

    Muhaxheri: Po më hetojnë që 3 vjet por s’ka asgjë, i pres si luani miun

    FrontOnline
    13 Tetor 2020

    Pas Haki Rugovës, cak i organeve të hetuesisë po del të jetë edhe kreu i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri. Ai ka konfirmuar se edhe vetë është në dijeni që ndaj tij janë duke u zhvilluar hetime për 3 vjet me radhë.

    Megjithatë zyrtari i LDK’së thotë se s’ka asgjë rreth kësaj pune dhe se është i gatshëm t’i pres sikurse “luani që e pret miun”.

    Kreu i Pejës me nervozizëm ka përmendur kapjen e shtetit dhe ka potencuar se është i gatshëm edhe për zgjedhje të cilat thotë se do t’i fitojë.

    “Qe tri vjet jam në hetime, s’ka kurgjë prej kësaj pune….Ajo lëndë ka qenë që tri herë, edhe këta që e kanë kap shtetin kujtojnë që munden me bë në këtë punë. Po i pret Gazmendi ballëhapur, sikurse luani që e pret miun. Me ju thënë këtyre kriminelëvë që gati jam edhe për zgjedhje të ardhshme me i fitu gjithmonë kanë me pas Gazmendin të fortë me i dal përpara”, tha ai për Gazetën Express.

    Dje Prokurori nga Peja, Agron Galani, për “Objektivin” ka konfirmuar se janë duke përpunuar një raport dhe se aktualisht nuk kanë diçka për të shtuar.

    “Është në raport jemi tu punu në të, kur të ka diçka ju lajmëroj. Është në përpunim e sipër, është në procedurë paraprake tash e kqyrim nuk mund të themi asgjë përpara”, ka thënë të hënën Galani.

    Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, në një konferencë të përbashkët me Besnik Berishën gjatë të dielës, teksa folur për prangosjen e Haki Rugovës, ka përmendur edhe Pejën si cak të mundshëm të Prokurorisë.

    Mustafa kishte thënë se njejtë siç është vepruar me Istogun, mund të veprohet edhe me Pejën, por pa treguar nëse ka njohur që edhe ndaj Gazmend Muhaxherit po zhvillohet ndonjë hetim.

    Sipas kryetarit të LDK’së, nëse Prokuroria merr për detyrë që të diktojë zgjedhjet në Istog e Pejë, rrezikohet demokracia.

    “Nëse prokurori e merr rolin e diktimit të zgjedhjeve në Komunën e Istogut, e nesër në komunën e Pejës, sepse është e lidhur me një parti politike, rrezikohet demokracia”, kishte thënë Mustafa

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Pikëkalimet kufitare kanë filluar të ngarkohen edhe më shumë për shkak të rritjes së fluksit të ardhjes së diasporës në vend. Pritjet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë sot në profilin e tij zyrtar një pjesë të fjalimit të tij të mbajtur në...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Qendra Albanian Excellence, për angazhimin e saj të palëkundur...
    Të tjera
    Lajme21 Dhjetor 2024
    FOR përmes një komunikate për media ka njoftuar se Komanda Rajonale Perëndimore ka përfunduar sot një stërvitje të përbashkët evakuimi përmes operacioneve...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka folur pas sulmeve të së premtes në Magdeburg, duke thënë se “dhuna nuk duhet të mbizotërojë askund”....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Me rastin e fundvitit, Artan Nimani, kandidati për deputet  i AAK-se si dhe dhe Kryetar i Forumit Intelektual "Europa 2030", fton të...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë në pikat kufitare të vendit vetëm se kanë filluar, e po vazhdojnë edhe sot...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, ka publikuar planin e ri të veprimit për sigurinë në shkolla. Manastirliu tha se është vendosur të...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se e ka nënshkruar vendimin për hapjen e konkursit të ri për specializime. Në një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.