×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: BERZH-i mbetet partner tepër i rëndësishëm për Kosovën

    FrontOnline
    05 Tetor 2020

    Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, zhvilluan sot një takim virtual me përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), me të cilët biseduan për bashkëpunimin e mirë ndërmjet Kosovës dhe BERZH-it dhe avancimin e mëtejmë të tij.

    Hoti foli për prioritetet e Qeverisë në parandalimin dhe menaxhimin e situatës së krijuar me pandeminë COVID–19, pakon e rimëkëmbjes ekonomike dhe për hapat që kanë ndërmarrë institucionet e vendit në përmirësimin dhe krijimin e një ambienti më të mirë të të bërit biznes.

    “BERZH-i mbetet një partner tepër i rëndësishëm i vendit tonë, ngaqë përkrahja dhe mbështetja e tyre e vazhdueshme në realizimin e projekteve tona zhvillimore është një storie suksesi, ndaj u jemi tepër mirënjohës për besimin dhe mbështetjen e dhënë ”, tha ai.

    Ndërsa, përfaqësuesit e BERZH-it premtuan se do të vazhdojnë t’i mbështesin projektet në Kosovë, duke u përkushtuar edhe në sfidat afatgjate ekonomike, mbështetjen e sektorit privat, ndërtimin e strategjive të përbashkëta dhe të tjera.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme08 Maj 2024
    Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, është takuar me Sekretarin gjerman të Shtetit për Çështje Federale, Evropiane dhe Ndërkombëtare në landin...
    Lajme08 Maj 2024
    Mentor Hoxhaj, kryesues i komunitetit për Siguri kibernetike dhe privatësi, thotë se ky sulm nuk është hibrid por sulm i thjesht në faqe...
    Lajme08 Maj 2024
    Ambasada e Italisë në Prishtinë kanë thënë se Kosova mund të përfshihet në rend dite të mbledhjes së Komitetit të Ministrave të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Është përcjellë në banesën e fundit Alma Arrazi, e cila u hodh në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj, duke...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Në orën 19:00 janë mbyllur vendvotimet ku qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë mundur të votojnë sot në raundin e...
    Vip08 Maj 2024
    Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë...
    Lajme08 Maj 2024
    Ministrja e Jashtme e Kosovës tha të mërkurën se vendi i saj është i bindur se Rusia duhet ta humbasë luftën në...
    Vip08 Maj 2024
    Ambasadorja Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv,e ka mbështetur artisten Eden Golan që do të përfaqësojë shtetin izraelit në festivalin e Eurovisionit. Ajo,...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Në Tetovë, komunën me më së shumti banorë shqiptarë nuk ka pasur asnjë problem të raportuar në Komisioni Qendror të kësaj njësie....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.