×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Fundjava në vendet më të bukura të Shqipërisë, oferta fantastike nga Sharr Travel

    FrontOnline
    05 Tetor 2020
    Pavarësisht pandemisë COVID-19, ashtu si edhe në çdo vështirësi tjetër, shteti amë la dyert hapur për qytetarët e Republikës së Kosovës.

    Numri i më i madh i pushuesve, të cilit i qëndrojnë përherë bregdetit shqiptar, edhe këtë vit dolën të jenë kosovarët.

    Ani pse ishte verë më e shkurtë, pronari i Sharr Travel, një nga agjensionet që njihet për promovimin e turizmit shqiptar, falë ofertave të shumta e udhëtimeve komode, Ruzhdi Kurtishaj, thotë se kanë dalë me rezultate të mira.I njejti tregon se agjensioni që udhëheq ai, ka nisur tashmë edhe me paketa për sezonën dimërore.

    “Sa i përket përfundimit të sezonës  verore, kemi qenë shumë të kënaqur me përkrahjen e madhe të qytetarëve nga e gjithë Kosova. Qëllimi ynë i vetëm është që ta promovojmë turizmin mbarëshqiptar dhe të zgjasim sezonën, jo vetëm për stinën e verës, por edhe të dimrit.

    Tashmë do të kemi një fushatë tjetër, ku i bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve nga Shqipëria,  dhe kemi paketa e oferta të shumta për ta vizituar Kosovën. Në të njëjtën kohë jemi duke punuar shumë, me të vetmin qëllim, që qytetarët e Kosovës edhe më tutje të kenë mundësi ta vizitojnë Shqipërinë për ofertat e fundjavës. Duke filluar nga Korça, Pogradeci, është një nga ofertat më të kërkuara për vetëm 60 euro për tre ditë qëndrim me gjysmë pansion. Kuptohet që ne kemi autobusët më modern në nivel vendi apo nivel të kombit.

    Ndërkaq kemi edhe ofertat e tjera të fundjavës, që përfshin hotelin më të kërkuar në trojet shqiptare, Kompleksin FAFA, përkatësisht Grand Blue FAFA, një nga hotelet që ofron ofertën më të mirë për klientët e Sharr Travel, kur kemi parasysh se nga data 15 tetor do ta kemi rastin të kemi edhe pishinat e brendshme, një nga pishinat më moderne që ka Ballkani. Për Grand Blue FAFA, nga data 15 tetor, qytetarët e Kosovës, me ofertat e Sharr Travel, do të kenë mundësi vikendin ta kalojnë atje”, ka thënë ai.

    Por, jugu padyshim është perla e Shqipërisë, duke nisur nga Vlora e deri tek ishujt përrallor të Ksamilit. Për ata që duan ta prekin nga afër këtë magji, Kurtishaj na shpalos ofertat e Sharr Travel.

    “Edhe më tutje Vlora, përveç një qytet historik, është një qytet i mirëfilltë turistik, pas investimeve të mëdha që janë bërë atje nga ana e qeverisë shqiptare. Aty ku bashkohen Deti Jon dhe Deti Adriatik, aty ku kemi edhe turizmin malor, ku kemi Kaninën dhe Zvërnecin. Sigurisht janë oferta shumë atraktive, për vetëm 58 euro për tri ditë qëndrim Vlorë – Karaburun – Sazan.

    Ndërkaq një pjesë e rëndësishme është edhe Berati, përkatësisht Kalaja e Beratit, e cila ka një histori të vjetër mbi 2400 vjeçare, që edhe më tutje vizitohet edhe nga shumë qytetarë dhe sot e kësaj dite aty jetojnë mbi 60 banorë, brenda kalasë.

    Çka është shumë me rëndësi të ceket, Saranda dhe Ksamili e Gjirokastra, është një tjetër destinacion turistik, ku ne edhe më tutje vazhdojmë me ofertat e fundjavës që qytetarët të kenë mundësi ta eksplorojnë Shqipërinë, duke vizituar Gjirokastrën, një nga qytet më të bukura që ka Shqipëria, kalanë e këtij qyteti. Sigurisht Kalanë e Sarandës, ishujt e bukur të Ksamilit, Parkun Nacional të Butrintit dhe kjo ofertë bëhet për 55 euro për tri ditë qëndrim”.

     

    Ishulli Sazanit, Vlorë, Albania

     

     

     

     

     

     

    / Front Online /

    Getinjo kërkon të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Ekonomi03 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po mburret se  gjatë mandatit të tij në krye të Qeverisë janë rritur Investimet e Huaja Direkte...
    Ekonomi03 Shtator 2024
    Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka lënë prapa kolegët e tij anëtarë në shpenzimin e derivateve që mbulohen me...
    Ekonomi26 Gusht 2024
    Mbi 1 miliardë euro ka arritur fitimi neto i bankave komerciale në Kosovë nga viti 2015 e deri në gjysmën e këtij...
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, është nisur për një vizitë zyrtare në Kinë të shtunën. Ministria e Punëve...
    Lajme07 Shtator 2024
    Brenda më pak se 10 ditësh, përfaqësuesi i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin vizitoi dy herë Kosovën. Herën e dytë foli...
    Lajme07 Shtator 2024
    Djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, Lulzimi është shtruar në Klinikën e Kardiologjisë. Lajmin e ka ndarë përmes një postimi në Facebook...
    Sport07 Shtator 2024
    Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë, e cila po zhvillohet në Pragë, përfundoi pa gola. Shqipëria pati disa raste...
    Lajme07 Shtator 2024
    Tre pushues humbën jetën në plazh këtë të shtunë, dy prej tyre janë kosovarë. Rreth orës 14;50, në lagjen 13 në Durrës,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i fundit duke bllokuar rrugët në vendkalimet kufitare nuk kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.