×
  • Lajme
  • Lajme

    Bie numri i rasteve aktive me Covid 19 në Kosovë

    FrontOnline
    04 Tetor 2020

    Pas rënies së përditshme të numrit të të infektuarve me Covid -19, ka rënë edhe numri i përgjithshëm i rasteve aktive.

    Në 24 orët e fundit Kosova nuk ka shënuar asnjë rast me vdekje si pasojë e virusit “korona”, ndërsa janë shënuar edhe 56 raste të reja pozitive, kurse 69 persona janë shëruar.

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se aktualisht janë 1 mijë e 328 raste aktive.

    Numri total i rasteve pozitive është 15.814 raste nga 70.219 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 630 raste të vdekjes.

    Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.856 raste.

    Së fundmi, numri i të shëruarve ka qenë vazhdimisht më i lartë se ai i rasteve të reja të infektuara.

    IKSHP ju ka bërë thirrje qytetarëve ta mbulojnë gojën dhe hundën me maskë, të mbajnë higjienën dhe të respektojnë distancën.

    Nga Rubrika
    Lajme10 Nëntor 2024
    Pas bashkëbisedimit me studentë, qëndrimin në Frankfurt, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e vijoi duke takuar ekspertë të sektorit financiar dhe bankar...
    Lajme10 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, kanë mbajtur një tubim me mërgatën...
    Lajme10 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar për vdekjen e pjesëtarit të FSK-së i cili jashtë orarit punonte në ndërtimtari. Ajo...
    Të tjera
    Sport10 Nëntor 2024
    Skena të pabesueshme janë parë në Kampionatin Evropian të Taekwondo-së për djem dhe vajza, ku një nga trajnerët e kombëtares së Kosovës...
    Bota/Rajoni10 Nëntor 2024
    Presidenti Joe Biden do të diskutojë mbi përparësitë kryesore të politikës së brendshme dhe të jashtme të Shteteve të Bashkuara me Presidentin...
    Lajme10 Nëntor 2024
    Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar për Gazetën Express djegien e një shtëpie tri katëshe në Vraniq...
    Lajme10 Nëntor 2024
    Një zjarr i madh shihet në autostradën Prishtinë-Prizren raporton FrontOnline Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen. Lajmi në përditësim.   Video: 978F3817-4C95-4D4B-98E6-76DA09C9B68E
    Lajme10 Nëntor 2024
    Enver Hoxhaj, nga radhët e PDK-së, ka thënë se në vend të keqpërdorimit të ministrisë së Jashtme dhe Ambasadave për fushatë zgjedhore,...
    Lajme10 Nëntor 2024
    Drenasi është “shpallur” kampion i transparencës buxhetore. Të paktën, kështu bën me dije i pari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci, transmeton Klankosova.tv....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.