×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Brexit: BE fillon veprimet ligjore kundër Mbretërisë së Bashkuar për marrëveshjen e Brexitit

    FrontOnline
    01 Tetor 2020

    BE ka filluar procedurat ligjore kundër Mbretërisë së Bashkuar pasi ajo refuzoi të heqë dorë nga planet për të anashkaluar pjesët e marrëveshjes së saj të divorcit Brexit, shkruan BBC, transmeton Front Online.

    Një afat i BE-së për qeverinë për të hequr pjesët e Projekt-Ligjit të Tregut të Brendshëm skadoi të Mërkurën.

    “Letra e njoftimit zyrtar” përfundimisht mund të çojë në një çështje gjyqësore kundër Mbretërisë së bashkuar në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë.

    Por BE nuk është larguar nga bisedimet mbi një marrëveshje tregtare me Brexitin.

    Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se Mbretërisë së bashkuar do të ketë kohë deri në fund të nëntorit për t’iu përgjigjur shqetësimeve të BE-së mbi projekt-legjislacionin.

    Bisedimet tregtare MB-BE po vazhdojnë në Bruksel këtë javë. Kryeministri Boris Johnson ka thënë që të dy palët duhet të “lëvizin përpara” nëse një marrëveshje nuk arrihet deri nga mesi i tetorit.

    Në një deklaratë të shkurtër, zonja von der Leyen tha se projektligji ishte një “kontradiktë e plotë” e angazhimeve të mëparshme të Mbretërisë së Bashkuar në lidhje me mënyrën se si duhet të shmanget një kufi i fortë në ishullin e Irlandës.

    Ajo shtoi se projekt-ligji ishte “nga natyra e tij një shkelje e detyrimit të mirëbesimit” të përfshira në marrëveshjen e tërheqjes që nxori Mbretërinë e Bashkuar nga BE në janar.

    Një zëdhënës i qeverisë së Mbretërisë së bashkuar tha se projektligji ishte një “rrjet sigurie” i domosdoshëm për të mbrojtur tregtinë midis pjesëve të ndryshme të MB.

    Ata shtuan se qeveria do t’i përgjigjet letrës së BE-së “në kohën e duhur”.

    Black Friday –  Eja dhe ndaj emocionet e zbritjes ekstreme në Comodita Home
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Shtator 2024
    Kamala Harris ka realizuar intervistën e parë e vetme të fushatës së saj në Shtëpinë e Bardhë që kur mori stafetën si...
    Bota/Rajoni14 Shtator 2024
    Qeveria e Serbisë ka miratuar një konkluzion që urdhëron aktivitete dhe masa nga ministritë, në kuptim të mbrojtjes ligjore dhe socio-ekonomike të...
    Bota/Rajoni14 Shtator 2024
    Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në radio debatin e “World Questions” e organizuar nga BBC, nën moderimin e gazetarit Jonny...
    Të tjera
    Lajme14 Shtator 2024
    Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka njoftuar se gjatë kësaj jave në Holandë, në një bashkëorganizim me Komisionin Ndërkombëtar për Personat...
    Lajme14 Shtator 2024
    Një aksident trafiku në mes një automjeti dhe një motoçiklete sot ka ndodhur në fshatin Janjevë. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora...
    Lajme14 Shtator 2024
    Mllefin e pati me kryetarin Ramiz Lladrovci. Por një kritikë në reagimin publik që bëri asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas, Egzona...
    Sport14 Shtator 2024
    Trajneri i Ipswich Town, Kieran McKenna, ka insistuar se ai nuk ka hezituar fare që ta përzgjedh Arijanet Muricin në portë për...
    Lajme14 Shtator 2024
    Ramush Ahmetaj, ish-luftëtar i UÇK-së, ka reaguar fuqishëm ndaj deklaratave të Dimal Bashës, në të cilat lakohet emri i Ramush Haradinajt, ish...
    Lajme14 Shtator 2024
    Para gati dy vjetësh, me urdhër të presidentit të Serbisë, serbët ishin dorëhequr nga institucionet e Kosovës. Por një ditë më parë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.