×
  • Lajme
  • Lajme

    Sali Berisha tregon kush e nxorri në pritë Azem Hajdarin

    FrontOnline
    28 Shtator 2020

    Ish-kryeministri Sali Berisha, duke folur pas kaq shumë kohësh për vrasjen e Azem Hajdarit në shtator 1998, tha se në pritë e nxorri Fatos Klosi, asokohe kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror.

    Sipas Berisës, ishte Klosi i cili e inskenoi gjithçka, dhe Azemi si rrallë herë u tregua i pakujdesshëm.

    Fevziu: Ju dëgjuat krismat. Por keni thënë në një deklaratë që nuk keni qenë dëshmitar, vetëm çfarë ju kanë thënë të tjerët. Sa besim keni te fjalët e tyre?

    Berisha: Kam besim të plotë tek deklaratat e të tjerëve. U jam mirënjohës atyre që me përgjegjësi u vërshuan të ndërtonin ngjarjen dhe të denoncojnë gjithçka, burra gra që dhe mund të heshtnin dhe asnjë prej tyre nuk ka gënjyer në tërësi. Deklarata ime ishte deklaratë. Jo e një njeriu që ka qenë dëshmitar okular. Hetimi i ka aprovuar ato të gjitha si të vërteta. Ata që kanë dëshmuar te unë, deklaratat e tyre janë verifikuar dhe janë në dosjet që kanë kaluar 3 shkallë gjykatash dhe që janë çuar në Strasburg.

    Zeka: Këtë javë, arrestime të reja nga Specialja

    Fevziu: Ka një pikpyetje, Azemi ishte njeri që mbrohej, si ishte e mundur që doli nga selia dhe eci në këmbë, kush e nxorri në pritë Azem Hajdarin?

    Berisha: Në pritë po të më pyeshësh mua e nxorri Fatos Klosi. Në deklaratën time është thënë personi i cili më erdhji në zyrë, më tha unë e vrava Azemin. Sepse kështu më ndodhi. Më mori në telefon filani dhe më tha thuaj Azemit të dali në rrugë. Por kurthin e organizoi, e serviri shërbimi…kishte një radio aty, një radio të SHISH aty në Benzin nga i cili u qëllua. Atëherë thurën një lajm të tillë. Ky lajm i shkoi Azemit. Pse shkoi Azemi. Jam dakord që ishte i kujdesshëm. Ai mendoi që çafrë ishte kjo? Mund të nxirrte bodigardët, ishte pakujdesi që doli, por bvëri një vlerësim të gabuar. Absolutisht nuk ka rënë në kurthin e eksponentëve të PD.

    Sponsori gjeneral i PRINCE CAFFE Superligës, shpërblen mbretërit e basketbollit për edicionin 2022/23
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimit si dhe 50-vjetorin e implementimit të Programit të Zgjeruar të Imunizimit...
    Lajme04 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve ka reaguar sërish ndaj deputetit Dimal Basha, pasi që ky i fundit nuk pranoi të ketë intimiduar gazetaren e...
    Lajme04 Maj 2024
    Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Server, tha se qeveria e re serbe përfshin ministra që tashmë janë sanksionuar nga SHBA-ja...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.