Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri ka folur për procesin e dialogut me Serbinë.
Tahiri ka thënë se pala kosovare nuk duhet të ketë frikë nga dialogu, por që janë disa zona siç i quan ai të minuara që nuk guxojnë të prekën, transmeton Telegrafi.
“Argumentet janë në anën tonë, duhet të kemi kujdes nga fushat e minuara, si do të shkojë procesi i fizibilitetit për Ujmanin. Nuk kemi nevojë të kemi frikë. Fusha e dytë e minuar është asociacioni. Ne jemi siguruar nga kryeministri Hoti që nuk do të diskutohet, ne jemi të mbrojtur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese sa i përket asociacionit. Problemi i tretë është ideja që të mos shkohet në marrëveshje finale, por vetëm në normalizim të raporteve. Nuk duhet të pranojmë këtë normalizim, pasi që nuk ka asnjë efekt”, pohoi ai në Kanal 10, përcjellë Telegrafi.
Tahiri ka thënë se si AAK kanë ngritur alarme rreth liqenit të Ujmanit, duke shtuar se dorëheqjet i kanë pasur të gatshme më datën 4 shtator. /