×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    A do ta arrijë Kosova një buxhet deri në 3 miliard euro më 2020- mendimet e ekspertëve të ekonomisë nga PDK, LDK, AAK e VV

    FrontOnline
    02 Shtator 2019

    Projektime miliardëshe do të prezantohen në këtë fushatë parazgjedhore, nga partitë politike që garojnë për zgjedhjet e 6 tetorit.

    Ministri i deritashëm i Financave, Bedri Hamza, i PDK-së, thotë se buxheti për vitin 2020, i paraparë nga kjo parti,  do të jetë real dhe i planifikuar mirë. Por, ai heziton të tregojë se çfarë buxheti do t’i   prezantohet Qeverisë për vitin e ardhshëm.

    “Buxheti i Kosovës do të jetë në përputhje me rritjen ekonomike, i kam shifrat, …këto në mënyrë profesionale t’i dhash sigurishtë se detajisht do t’i shpalosim, por nëse thotë dikush 3 miliardë, është e lehtë me thënë tjetri 3.5, e 3.6, …jo mund të thoni 2.7. Ndoshta del edhe mbi 3 miliardë, por duhet me pas kujdesë borxhin publik””, tha Bedri Hamza Ministër i Financave në detyrë.

    Për dallim nga Hamza, ish-ministri i Financave, Avdullah Hoti i LDK-së, nuk i duket problem të premtojë se nëse partia e tij do të jetë fituese e zgjedhjeve do të ofrojë buxhet të planifikuar prej 3 miliardë eurosh për vitin 2020.

    “Jam i bindur se që ne do të dorëzojmë një buxhet që kap shifren 3 miliardë euro, sepse duke luftuar informalitetin, lehtësishtë mund të dorëzohet një buxhet pre 3 miliardë euro dhe pa ju rënë në qfaë fare bizneseve, përkundrazi vetëm duke kriju një ambientë ku të gjitha bizneset ndihen të barabarta”, thotë për RTK Avdullah Hoti Ish- ministër i Financave nga LDK.

    Një tjetër ish-ministër i Financave, Haki Shatri i AAK-së, thotë se buxheti nuk mund të rritet në 3 miliardë euro për vitin e ardhshëm.

    “Me qenëse po kërkoni mendim profesional jo politikë, po du me ditë. këtu ka numra. a kanë mendu kufijtë e shpenzimet apo të hyrat. Përndryshe, kufijtë e planifikuar nuk mund të rriten nga 1.950 milinë euro në 3 miliardë se im bjen 33 % me rritë. por me luftim të evazionit fiskal, mund të rritet buxheti për 250 milionë euro të reja, pa shtuar normat e tatimeve”, tha Haki Shatri Ish Ministri i Financave nga  AAK.

    Kurse ekonomisti Hekuran Murati, i cili së fundi u bë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk dëshiron të flasë për shifra të tilla. Thotë se buxheti duhet të planifikohet siç duhet.

    “Për çudi buxheti 3 miliardë mund të arrihet nëse rriten tatime, nuk është esenca me mbrri shifrën 3 miliardë, por duhet të dihet për çka po i shpenzon ato 3 miliardë. Së pari duhet të me u ul, kushdo që është në koalicion, edhe me shiku çka po dojmë me ba, ku po dojmë m’i shpenzu paratë, dhe tek pastaj e dimë ku mund të mbrrimë, aktualisht duhet të punojmë me buxhetin ekzistues”, thotë Hekuran Murati ekonomist i Vetëvendosjes.

    Ndryshe buxheti i këtij viti ishte 2.3 miliardë euro.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.