I pari i AAK-së ka shprehur pretendimet e tij për president të Kosovës pas skadimit të mandatit të Hashim Thaçit.
Ndërkohë që këtij të fundit i skadon mandati pesëvjeçar në fillim të vitit të ardhshëm, Ramush Haradinaj kishte deklaruar se ai do të ishte njeriu më i duhur për të marrë këtë post.
E derisa në AAK kanë paralajmëruar se nuk do të mbështesin asnjë kandidat tjetër, në Partinë Demokratike të Kosovës thonë se kjo parti ka bërë një lëshim kur kanë mbështetur Haradinajn për kryeministër.
“Ne si PDK kemi qenë mjaft aktivë t’ia mundësojmë postin e kryeministrit, por kësaj radhe duhet ta shikojmë interesin tonë dhe interesin e shtetit. PDK ka një obligim ndaj strukturave dhe anëtarësisë së vet dhe duhet ta shikojë interesin e vet”, është shprehur nënkryetari i PDK-së Uran Ismaili në Prime Time në Kanal 10.