×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kundërshtari kryesor i Putinit nominohet për Çmimin Nobel për Paqe

    FrontOnline
    19 Shtator 2020

    Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny, është nominuar për Çmimin Nobel për Paqe. Lajmi është bërë publik nga një shkencëtar rus në Universitetin Rutgers në Neë Jersey, Sergei Erofeev.

    “Unë po informoj këtë me pëlqimin e atyre që kanë bërë propozimin. Jo të gjithë janë të gatshëm të zbulojnë emrat e tyre, por është një propozim masiv, herët a vonë disa emra do të dalin”,- u shpreh shkencëtari.

    Ai gjithashtu theksoi se procesi i nominimit të Navalny kishte filluar nga shkencëtarët, të cilët shprehen se lideri i opozitës ruse ka bërë shumë për paqen.

    Sipas rregullave të Nobel, rektorët e universiteteve, profesorë të shkencave shoqërore, historisë, filozofisë, drejtësisë dhe teologjisë, si dhe drejtorët e instituteve kërkimore për paqen dhe politikën e jashtme kanë të drejtë të propozojnë një kandidat për Çmimin Nobel për Paqe.

    Alexei Navalny, kohët e fundit është shtruar në spital, pasi u tentua helmimi i tij.

    Në fillim u mendua se ai u helmua nga çaji që kishte konsumuar në avion, por më pas është zbuluar se komplikacionet kanë ardhur nga uji që ka pirë në hotel.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.