Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Kujtim Gashi, ne seancën e sotëm ka kërkuar nga Qeveria “Hoti” që të riaktivizohet Pushimorja e Nashecit.
Gashi, tha se ky kompleks rekreativo-sportiv ka shërbyer si vendpushim gjatë muajve të verës dhe fundjavëve për mijëra nxënës dhe qytetarë të Kosovës, pasi që pjesë e këtij kompleksi janë edhe bujtinat për nxënësit, mensa, dy pishina, terrenet sportive, derisa kopshti ka një hapësirë të gjerë e të gjelbëruar, të rrethuar me një peisazh shumë të bukur, përballë fshatit turistik
Postimi i plote i deputetit Kujtim Gashi:
Sot në Kuvendin e Kosovës, parashtrova pyetje parlamentare për pushimoren e Nashecit.
Kjo pushimore, e cila filloi punën rreth viteve të 80-ta, për dy dekada ishte njëra prej krenarive të fshatit turistik në bregun e Drinit të Bardhë, pra në fshatin Nashec.
Ky vend nuk u vizitua vetëm nga qytetarët e Komunës së Prizrenit, por nga e tërë Kosova dhe më gjerë. Ky kompleks rekreativo-sportiv ka shërbyer si vendpushim gjatë muajve të verës dhe fundjavëve për mijëra nxënës dhe qytetarë të Kosovës, pasi që pjesë e këtij kompleksi janë edhe bujtinat për nxënësit, mensa, dy pishina, terrenet sportive, derisa kopshti ka një hapësirë të gjerë e të gjelbëruar, të rrethuar me një peisazh shumë të bukur, përballë fshatit turistik.
Fatkeqësisht, ky vend ka mbetur i boshadisur, sikurse pishinat që janë të zbrazëta edhe ndërtesat janë në të njëjtën gjendje. Ndërkohë kopshti është mbuluar nga shkurre, pa përkujdesje e pa ndonjë plan për riaktivizimin e saj.
Këtij kompleksi duhet t’i kthehet nami si dikur! Është momenti i fundit që Nashecit t’i kthehet pasuria, kurse qytetarëve t’i kthehet kompleksi për zhvillimin e rekreacionit dhe turizmit të munguar në dy dekadat e fundit.
KG