Policia e Kosovës ka njoftuar se janë vjedhur tetë kompjuterë në një lokal në Suharekë.
Policia e Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 04:23, ditën e mërkurë, raporton Front Online.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në qendrën zejtare nga persona të pa njohur i është hapur me force një lokal, dhe nga lokali ju kishin vjedhur 8 kompjuter te markave te ndryshme”, thuhet në njoftim.
Rasti është duke u hetuar. /Front Online