×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Laboratorët françez dhe suedez konfirmojnë: Kritiku i Putinit u helmua me Noviçok

    FrontOnline
    14 Shtator 2020

    Dy laboratorë të pavarur kanë konfirmuar gjetjet e autoriteteve gjermane se Alexei Navalny, kritiku i presidentit rus, Vladimir Putin, është helmuar me Noviçok, helm ky që e posedojnë vetëm autoritetet ruse, raporton Sky News, transmeton portali “Front Online”.

    Laboratorët special në Suedi dhe Francë kanë zbuluar se lideri rus i opozitës, Alexei Navalny, është helmuar me Noviçok, ka deklaruar një zëdhënës për Qeverinë gjermane.

    Navalny, një kritik i hapur i Vladimir Putin, është duke u trajtuar në një spital të Berlinit, pasi u sëmur muajin e kaluar gjatë një fluturimi brenda territorit të Rusisë.

    Mostrat e marra prej tij janë dërguar gjithashtu për analiza në Organizatën për Parandalimin e Armëve Kimike (OPCË) në Hagë.

    Mjekët gjermanë kanë thënë se ai i është ekspozuar agjentit nervor të kategorisë ushtarake, Noviçok.
    Më herët sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se ka shumë mundësi që helmimi i udhëheqësit rus të opozitës, Aleksei Navalny, të jetë urdhëruar nga zyrtarë të lartë në Moskë.

    Pompeo, duke folur në një intervistë më 9 shtator, tha se njerëzit në të gjithë botën “e shohin këtë lloj aktiviteti për atë që është”.

    Përndryshe, Navalny ka udhëhequr protestat mbarëkombëtare kundër presidentit rus, Vladimir Putin, dhe në të kaluarën është sulmuar me një kimikat të rrezikshëm në një qendër paraburgimi rus.

    Kundërshtarë të tjerë të Kremlinit janë vrarë ose shënjestruar në vitet e fundit, duke përfshirë gazetaren hulumtuese, Anna Politkovskaya, ish-oficerin rus të sigurisë Aleksandr Litvinenko, ish -zëvendëskryeministrin rus dhe udhëheqësin e opozitës Boris Nemtsov dhe ish-agjentin e dyfishtë rus, Sergei Skripal.

    Kosovo- Infografic

    Skripal dhe vajza e tij, Julia, u helmuan me Noviçok në qytetin britanik të Salisbury në 2018, dhe hetuesit britanikë, për këtë rast, kanë implikuar agjencitë ruse të sigurisë.

    /Front Online/

     

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Nëntor 2024
    Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në afërsi të një banese në Larushk të Krujës. Policia ka parë pamjet nga kamerat...
    Bota/Rajoni04 Nëntor 2024
    Ish-kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafi ka paralajmëruar që do të kërkojë drejtësi te Gjykata Evropiane për...
    Bota/Rajoni04 Nëntor 2024
    Me një gjatësi totale prej 310 metra dhe lartësi prej 56 metra sot u inaugurua Ura e Madhe në Kukës e cilësuar...
    Të tjera
    Sport04 Nëntor 2024
    La Gazzetta dello Sport pretendon se kthimi i Radu Dragusin në Juventus nga Tottenham nuk mund të përjashtohet, por bardhezinjtë kanë nevojë...
    Lajme04 Nëntor 2024
    Katër motra të lidhura ngushtë me kujtimet e fëmijërisë dhe dashurisë që patën për shtëpinë e prindërve të tyre në Shtime, u...
    Bota/Rajoni04 Nëntor 2024
    Ish-kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafi ka paralajmëruar që do të kërkojë drejtësi te Gjykata Evropiane për...
    Vip04 Nëntor 2024
    Pas diskutimeve për alfabetin, Vullneti iu ka shpjeguar banorëve se nacionaliteti është një ndjesi. “Nacionaliteti është ndjesi, qysh ti ndihesh, çfarë gjuhe...
    Vip04 Nëntor 2024
    Sara ka vazhduar të ketë hatër mbetje me Gjestin pasi ky i fundit dje tentoi ta hidhte në pishinë. Kësisoj, në një...
    Vip04 Nëntor 2024
    Një 14-vjeçare dyshohet se është dhunuar në kryeqytet nga pesë persona. Lidhur me këtë, ka reaguar ish-konkurrentja e edicionit të dytë të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.