×
  • Lajme
  • Lajme

    Rehabilitohet sistemi i ujitjes Radoniqi-Dukagjini

    FrontOnline
    14 Shtator 2020

    Me përkrahje financiare nga Banka Botërore, Ministria e Bujqësisë ka filluar punimet në rehabilitimin dhe modernizimin e sistemit të ujitjes Radoniqi-Dukagjini, me qëllim të përmirësimit të shërbimeve për bujqit, rritjes së prodhimtarisë së kulturave bujqësore dhe zvogëlimit të humbjeve të ujit në sistemin e ujitjes, që shtrihet në komunat Gjakovë, Rahovec dhe Prizren.

    “Përmirësimi i sistemit të ujitjes Radoniqi-Dukagjini do të mundësojë shtimin e veprimtarive ekzistuese dhe nisjen e veprimtarive të reja bujqësore në këtë pjesë të Kosovës, që është shumë e përshtatshme për prodhimtari në hortikulturë. Do të kontribuojë në rritjen e prodhimit dhe profitit të fermave dhe ndërmarrjeve bujqësore, si dhe në rritjen e punësimit dhe mundësive ekonomike për gratë dhe të rinjtë në sektorin e bujqësisë”, deklaroi Menaxheri i Bankës Botërore, Massimiliano Paolucci, në ceremoninë e fillimit të punimeve për rehabilitim të sistemit. “Bujqësia mbetet një sektor kritik për ekonominë e Kosovës, me potencial të fuqishëm për të kontribuar për rritjen e produktivitetit, rritjen e eksportit, rritjen e vendeve të punës dhe zvogëlimin e varfërisë. Prandaj Banka Botërore është e përkushtuar të vazhdojë të ndihmojë përpjekjet e Kosovës për të ndërtuar një sektor bujqësor produktiv dhe të qëndrueshëm”, shtoi ai./Front Online

    Ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë, e impresionuar me punën në Comodita
    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2024
    Konventa e Partisë së Lirisë e mbajtur të shtunën ka zgjedhur Ilir Metën si president të Partisë së Lirisë. Ai mori 690...
    Lajme27 Prill 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në margjinat e Kongresit të Sigurisë që u mbajt në Budapest, ka takuar homologun e tij hungarez,...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryetari i Mitrovicës, njëherësh edhe kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza ka kujtuar Masakrën e Mejës ku 367 civilë...
    Të tjera
    Lajme27 Prill 2024
    Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta padisin shtetin serb në Gjykatën Evropiane për të...
    Lajme27 Prill 2024
    Pas një jave me mot të paqëndrueshëm dhe me ulje të temperaturave, fundjava në bregdetin e Shëngjinit mbetet destinacioni i preferuar për...
    Lajme27 Prill 2024
    Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur për punën e institucioneve të Kosovës për të paraqitur krimet e kryera nga Serbia. Ai...
    Lajme27 Prill 2024
    Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin e monitorimit të punës së Kuvendit të Kosovë. Nga 6 deputetë më aktive të...
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Ilir Meta është sërish president, kësaj here jo në krye të shtetit, por të Partisë së Lirisë. Në Konventën e zhvilluar këtë...
    Lajme27 Prill 2024
    Kori “Siparantum” nën dirigjimin e Memli Kelmendit ka arritur të fitojë vendin e parë në kategorinë G në “European Festival for Young...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.