×
  • Lajme
  • Lajme

    Dalin fotografi të Hotit e Vuçiqit brenda Shtëpisë së Bardhë, i pret Grenell

    FrontOnline
    03 Shtator 2020

    Këshilli për Siguri Kombëtare i ShBA’së, ka publikuar disa fotografi të kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit Aleksander Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë.

    Në fotografitë e publikuara shihet Emisari Special i Presidentit Trump, Richard Grenell duke i mirëpritur Hotin dhe Vuçiq’in, raporton Gazeta Express.

    “Presidenti Vuçiq dhe kryeministri Avdullah Hoti sapo arritën në Shtëpinë e Bardhë për bisedimet e ditës së sotme mes Kosovës dhe Serbisë. ShBA’ja është e gatshme të ndërmjetësojë.Normalizim Ekonomik”, thuhet në përshkrimin e fotografive të publikuara.

    Image

    Image

    Ndërkaq, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuciq pak para hyrjes në takimin e Shtëpisë së Bardhë ku do të zhvillohen negociatat Kosovë -Serbi ,me ndërmjetësim të SHBA’së ka thënë se deklaratat e “zyrtarëe shqiptarë që flasin për njohje të Kosovës”  janë arrogante.

    “Jemi disa metra larg Shtëpisë së Bardhë dhe për disa minuta fillon takimi i rëndësishëm me delegacionin e Prshtinës nën ombrellën e Presidentit Trump, ky nuk do të jetë nujë takim i lehtë për ne. Për cdo rast ne jemi gati!. Do të japim gjithcka nga vetja që të arrijmë kompromis për temat ekonomike” ka thënë shefi i shtetit serb.

    Gjatë ditës së sotme Emisari Special i Presidentit Donald Trump, Richard Grenellka reaguar duke thënë se Kosova dhe Serbia meritojnë normalizim të ekonomisë si shans për të krijuar një ekonomi që sjell përfitim

    Grenell ka shkruar në Twitter se është i fokusuar te njerëzit e rinj që duan punë dhe karrierë dhe për këtë do të shtyejë përpara agjendën ekonomike duke lënë anash politikën.

    “Njerëzit e Kosovës dhe Serbisë meritojnë normalizim të ekonomisë dhe shanse për të krijuar një ekonomi që sjellë përfitim. Sot jam i fokusuar te njerëzit e rinj që duan karrierë, një punë të mirë dhe lidhje me perëndimin. Ju kam dëgjuar dhe do ta shtyej përpara këtë agjendë. Le ta lëmë politikën anash”, ka shkruar Grenell.

    Kurse presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mirëpritur ftesën e Shtëpisë së Bardhë për takimin e nesërm të Kosovës dhe Serbisë.

    Thaçi i cili nuk do të jetë pjesë e këtij takimi i ka kërkuar delegacionit Kosovar që të bëjnë hapa të guximshëm në Washington./Express/

     

    Nga Rubrika
    Lajme26 Tetor 2024
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Në orët e mëngjesit pritet ketë mjegull nëpër lugina dhe ultësira. Era...
    Lajme26 Tetor 2024
    Pas një belgu dhe një lituanezi, të cilët kanë humbur gjurmët prej disa muajsh dhe pavarësisht aksioneve nga toka dhe ajri nuk...
    Lajme26 Tetor 2024
    Pasi Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti, kërkoi heqjen e masave ndëshkuese – i.e sanksioneve – nga Bashkimi Evropian, deputeti i Partisë Demokratike...
    Të tjera
    Lajme26 Tetor 2024
    Derisa shteti i Kosovës nuk dha indikacione se do të bëjë kompensimin e viktimave që marrin këtë status në proceset gjyqësore në...
    Vip26 Tetor 2024
    Ka përfunduar sfida e parë e buxhetit në shtëpinë më të madhe në vend. Banorët kishin për sfidë që nga akuariumi të...
    Lajme26 Tetor 2024
    Janë bërë gati një javë prej se Gjykata Supreme ia la në dorë Gjykatës Themelore të Prishtinës, që të vendos tutje se...
    Lajme26 Tetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza të shtunën pasdite ka qenë edhe në Suharekë. Ai ka thënë se edhe në Suharekë...
    Lajme26 Tetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, tha se më Kuvendi i Kosovës nuk funksionon ngase nuk ka...
    Vip26 Tetor 2024
    Burimi ka treguar për një natë të zjarrtë që ka pasë me dy ruse. “Hyra në dhomë ishin krevatet dopio dhe një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.