×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    OBSH: Kriza e COVID-19 s’do të përfundojë domosdoshmërisht me një vaksinë

    FrontOnline
    02 Shtator 2020

    Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën thotë se kriza e shkaktuar nga COVID-19 nuk do të përfundojë domosdoshmërisht me një vaksinë, por kur shoqëritë të mësojnë si të bashkëjetojnë me të.

    Në një intervistë të mërkurën për grupin mediatik britanik “SKY News”, drejtori i OBSH-së për Evropën Hans Kluge shtoi se ato qeveri që ndërmarrin një rol drejtues aktiv dhe përqafojnë masat e shëndetin publik dhe parametra sociale, do të kenë suksesin më të madh në raport me krizën. Ai tha se “kjo mund të ndodhë që nesër”.

    Zoti Kluge tha se e kupton faktin që ekonomitë e çdo vendi janë dëmtuar rëndë nga izolimet dhe mbyllja, por çdo qasje, siç tha ai, ka rreziqet e veta. Ashtu sikurse shumë ekspertë të tjerë të shëndetit, zoti Kluge parashikon rritje të rasteve të reja me COVID-19 dhe të shtrimeve në spital ndërsa afrojnë muajt e ftohtë kur njerëzit qëndrojnë kryesisht në ambjente të mbyllura. Por ai tha se situata nuk do të jetë e ngjashme me fillimet e pandemisë kur qeveritë në mbarë botën u kapën në befasi.

    “Virusi po luftohet tashmë. Ne mund të menaxhojmë transmetimin, ekonomitë tona dhe të hapim sektorin e arsimit dhe ky është një lajm i mirë”, shtoi ai. Për këtë arsye zoti Kluge shprehet optimist, duke shtuar se edhe pse virusi nuk do të zhduket, kombet kanë mjete për t’u përballur me të. Ai përmendi si masa të nevojshme shmangien e grumbullimeve masive, përdorimin e maskave, rritjen e kapaciteteve të testimit, së bashku me gjurmimin e kontakteve si dhe bllokimet e lokalizuara sa herë të jetë e nevojshme. “Ne duhet të jemi mirë të përgatitur për këtë gjë”, tha ai./ VOA

    KEDS njofton për punimet në rrjet, në këto vende do të ndalet rryma
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, është nisur për një vizitë zyrtare në Kinë të shtunën. Ministria e Punëve...
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Kryeministrja italiane Giorgia Meloni u zotua për mbështetje të palëkundur për Ukrainën pas një takimi me Presidentin Vladimir Zelensky të shtunën, për...
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ish zëvendës presidenti amerikan, republikani Dick Cheney, ka konfirmuar votën e tij për kandidaten demokratike Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale të nëntorit....
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, është nisur për një vizitë zyrtare në Kinë të shtunën. Ministria e Punëve...
    Lajme07 Shtator 2024
    Brenda më pak se 10 ditësh, përfaqësuesi i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin vizitoi dy herë Kosovën. Herën e dytë foli...
    Lajme07 Shtator 2024
    Djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, Lulzimi është shtruar në Klinikën e Kardiologjisë. Lajmin e ka ndarë përmes një postimi në Facebook...
    Sport07 Shtator 2024
    Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë, e cila po zhvillohet në Pragë, përfundoi pa gola. Shqipëria pati disa raste...
    Lajme07 Shtator 2024
    Tre pushues humbën jetën në plazh këtë të shtunë, dy prej tyre janë kosovarë. Rreth orës 14;50, në lagjen 13 në Durrës,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i fundit duke bllokuar rrugët në vendkalimet kufitare nuk kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.