×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Bërnabiq shpreson në mirëkuptimin e Bjellorusisë për përfshirjen në deklaratën e BE-së

    FrontOnline
    27 Gusht 2020

    Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka konfirmuar se Beogradi i është bashkuar Deklaratës së Bashkimit Evropian (BE) mbi Bjellorusinë në fillim të kësaj jave.

    Sipas saj, kjo është bërë në kuadër të “sinkronizimit me politikën e jashtme të BE”, duke shtuar se shpresonte që presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, “nuk do të ia sheh për të madhe” Serbisë për këtë.

    Një ditë më parë, ambasadori i Bashkimit Evropian në Serbi, Sem Fabrizi dhe ai i Shteteve të Bashkuara, Anthony Godfrey, mirëpritën përfshirjen e Serbisë në deklaratën evropiane mbi zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi.

    Më 11 gusht, BE-ja miratoi një Deklaratë për zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi, në të cilën thuhej se qytetarët e Bjellorusisë “treguan një dëshirë për ndryshim demokratik” gjatë fushatës zgjedhore, por që “zgjedhjet nuk ishin as të lira dhe as të drejta”.

    Kryeministrja serbe vlerësoi se Serbia ka marrëdhënie të mira dhe bashkëpunim të mirë me Bjellorusinë, dhe se, përkundër përfshirjes në atë deklaratë, Serbia nuk duhet të harrojë “aktet e miqësisë ndaj Serbisë, veçanërisht në momentet më të vështira”.

    Ajo theksoi se nuk do të harrohet që Lukashenka është “i vetmi udhëheqës shteti në botë që vizitoi Serbinë gjatë bombardimeve të NATO-s më 1999”.

    Vala e zemërimit në Bjellorusi është ngjallur qëkur Komisioni Qendror Zgjedhor ka thënë se Lukashenka, që ka qenë në pushtet nga viti 1994, ka fituar 80.1 për qind të votave, për dallim nga kandidatja e opozitës, Svetlana Tikhanovskaya, me 10.12 për qind.

    Tikhanovskaya, që është larguar drejt Lituanisë pasi ka kundërshtuar publikisht rezultatet, thotë se nëse votat do të numëroheshin siç duhet, ajo do të fitonte 60 deri në 70 për qind të përkrahjes qytetare.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni12 Maj 2024
    Drejtori i Policisë së Shkodrës u deklarua për media në lidhje me tragjedinë në familjen Arrazi, ku Alma së bashku me tre...
    Bota/Rajoni12 Maj 2024
    Publikohen pamjet nga operacioni antikanabis në Shkodër, ku janë sekuestruar 100 kilogramë drogë dhe dy persona janë shpallur në kërkim. Nga pamjet...
    Bota/Rajoni12 Maj 2024
    Ministria për Refugjatët e drejtuar nga Talibanët njoftoi të dielën se numri i të vdekurve nga përmbytjet në veri të Afganistanit ka...
    Të tjera
    Lajme12 Maj 2024
    Sot është 12 Maji – Dita Ndërkombëtare e Infermierëve. Kjo ditë është krijuar në mënyrë që të mund të nderohen të gjithë...
    Kronika12 Maj 2024
    Një çift bashkëshortor janë arrestuar në Pejë. Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, dy të dyshuarit...
    Kronika12 Maj 2024
    Është arrestuar një person në Novobërdë pasi i njëjti në vazhdimësi dyshohet se e ka detyruar të dashurën e tij të krynte...
    Kronika12 Maj 2024
    Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka përdorur identitetin e dikujt tjetër dhe ashtu është pajisur me letërnjoftim të Kosovës. “VJEDHJA...
    Kronika12 Maj 2024
    Janë arrestuar tre të mitur në Prishtinë, pasi të njëjtit nën kërcënimin e thikës i kanë kërkuar para një gruaje. Policia ka...
    Lajme12 Maj 2024
    Kryetari i Komunës së Zveçanit tash e një javë funksionin e tij po e ushtron nga objekti i Komunës. Ai thotë se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.