×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​BE dënon dhunën ndaj opozitës në Bjellorusi

    FrontOnline
    27 Gusht 2020

    Ambasadorët e delegacionit të Bashkimit Evropian dhe vendeve anëtare të BE-së i thanë ministrit të Jashtëm bjellorus se përndjekja e anëtarëve të opozitës ishte e papranueshme dhe u bënë thirrje autoriteteve të këtij vendi që të pranojnë dialogun.

    Një takim i diplomatëve të BE sot në Minsk me ministrin e Jashtëm Vladimir Makei u mbajt ndërsa ministrat e jashtëm të Unionit po vendosin sanksione për zyrtarët më të lartë bjellorusë që luajtën një rol në shtypjen e protestuesve dhe mashtrimet e zgjedhjeve në Bjellorusi.

    “Diplomatët evropianë theksuan se përndjekja e anëtarëve të Këshillit Koordinues është e papranueshme për arsyet e deklaruara nga autoritetet,” tha delegacioni i BE-së në Bjellorusi.

    Opozita formoi Këshillin e saj koordinues për të inkurajuar transferimin e pushtetit, pasi presidenti Alexandër Lukashenko u përball me protesta të mëdha të shkaktuara nga rizgjedhja e tij e diskutueshme më 9 gusht.

    Dhjetëra-mijëra njerëz janë në rrugë në të gjithë vendin përkundër shtypjes brutale të policisë.

    Këshilli koordinues i opozitës është nën hetim për “shkelje të sigurisë kombëtare”. Disa nga anëtarët e saj u thirrën si dëshmitarë, përfshirë fituesen e Çmimit Nobel për letërsi Svetlana Aleksijeviq dhe opozitaren e sotme Maria Kolesnikova.

    Pas dëshmive për keqtrajtim nga autoritetet dhe torturimin e të burgosurve, diplomatët e BE-së kërkuan qasje në burgjet ku ishin protestuesit.

    Lukashenko, i cili nuk heq dorë pavarësisht nga gati tri javë demonstrime, sot akuzoi fqinjët baltikë dhe polakë se po zhvillonin një “luftë hibride” diplomatike dhe mediale kundër tij.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Presidenti i përkohshëm i Koresë së Jugut, Choi Sang-mok, ka bërë një deklaratë lidhur me përplasjet e tensionuara mes hetuesve që po...
    Bota/Rajoni14 Janar 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka arritur në Emiratet e Bashkuara Arabe ku ka shkuar me ftesë të presidentit, Sheik Mohammed bin...
    Bota/Rajoni14 Janar 2025
    Në qytetin Los Anxhelos vazhdojnë përpjekjet e ndihmave masive për dhjetëra mijëra banorë që kanë humbur shtëpitë e tyre ose janë evakuuar...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Sot bëhen 26 vjet nga Masakra e Reçakut ku forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe kishin vrarë 45 civilë. Kryetari i Kuvendit,...
    Lajme15 Janar 2025
    Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” dhe Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës sot do të ndezin qirinj në...
    Lajme15 Janar 2025
    Sot bëhen 26 vjet që kur ndodhi Masakra e Reçakut në Kosovë. Më 15 janar 1999 forcat policore serbe, njësitet ushtarake dhe...
    Lajme15 Janar 2025
    Fushatë e re, zgjedhje të reja, por premtime të vjetra dhe të përsëritura. Kjo është e tëra që po shihet në katër...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Presidenti i përkohshëm i Koresë së Jugut, Choi Sang-mok, ka bërë një deklaratë lidhur me përplasjet e tensionuara mes hetuesve që po...
    Lajme15 Janar 2025
    Sot moti në Kosovë do të jetë i vranët. “Moti do të jetë kryesisht i vranët. Temperaturat minimale priten të zbresin ndërmjet...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.