×
  • Lajme
  • Lajme

    Varroset gazetari Kastriot Shehdadi

    FrontOnline
    26 Gusht 2020

    Me nderime të larta është varrosur sot Kastriot Shehdadi, ish zyrtar për Informim në komunën e Gjakovës dhe ish gazetar shumë vjeçar në mediume të ndryshme në Kosovë e Shqipëri.

    Në ceremoninë e varrimit, të organizuar nën patronatin e kryetarit të komunës së Gjakovës Ardian Gjini, morën pjesë shumë qytetarë, kolegë e miq të Kastriotit, të cilët së bashku ndanë dhimbjen për humbjen e hershme të të ndjerit.

    Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, e ka çmuar lartë veprën dhe kontributin e Kastriot Shehdadit, duke shtuar se me Kastriotin ishin miq që nga fëmijëria, për të vazhduar duke qenë bashkëpunëtorë deri në ditën e sotme. Ai e ka vlerësuar Kastriotin si një profesionist, fjalëpakë por mjaft voluminoz në kryerjen e detyrave dhe obligimeve të veta.

    Fjalë miradije për personalitetin dhe përkushtimin, por në të njëjtën kohë edhe dhembje e pikëllim për humbjen e tij, kanë thënë edhe miqtë e bashkëpunëtorët e tij, veterani i gazetarisë nga Gjakova Musa Kurhasku, gazetari nga radio Tirana, Jaho Margjeka dhe miku e gazetari nga Gjirokastra Engjëll Serjani, të cilët thanë se vdekja e Kastriotit është humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për gazetarinë shqiptare, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij të shumtë. Ndërsa, në emër të familjes Shehdadi, të pranishmin i ka falënderuar vëllai i të ndjerit Lekë Shehdadi.

    Ndryshe, i ndjeri Kastriot Shehdadi për afër 20 vjet ka punuar në Zyrën e Informimit në komunën e Gjakovës, ndërsa për shumë vite tjera ka qenë edhe gazetar në disa medium në Kosovë dhe në Shqipëri.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani konsideron se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje synojnë eliminimin politik të Presidentes Vjosa Osmani. Sipas...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar ndaj deklaratës së Aleksandër Vulinit. Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Vip04 Mars 2026
    Në një postim të ri në rrjete sociale, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, duket se nuk do të...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.