×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Çokollata e zezë, aleate e zemrës

    FrontOnline
    22 Gusht 2020

    Nëse gjatë pandemisë të është shtuar nepsi për çokollata, kjo e ka një arsye dhe ju e keni një justifikim. Një studim të cilit i referohet Agrowebka zbuluar se njerëzit që hanë një ose disa racione çokollate të zezë në javë, kanë 10% më pak gjasa të preken nga sëmundjet e zemrës.

    Çokollata dhe shëndeti i zemrës

    Çokollata e zezë është e pasur me antioksidantë, hekur, kalçium dhe vitaminat e kompleksit B. Antioksidantët janë të duhur për të luftuar inflamacionin dhe rritur kolesterolin e mirë. Një katror i vetëm i çokollatës së zezë plotëson 24% të dozës së rekomanduar ditore të magnezit.

    Magnezi është një mineral thelbësor. Ai ndihmon trupin të rregullojë përthithjen e vitaminave dhe mineraleve të tjera si kalciumi, kaliumi, bakri, zinku dhe vitamina D Për përfitime të mëdha konsumoni kakao të papërpunuar që ka sasi më të mëdha të magnezit. Nëse kombinoni një dietë me yndyrna të pakëta dhe me ushqime të pasura me magnez, ju do të përfitoni tension të ulët të gjakut dhe rrjedhimisht një rrezik më të ulët të shfaqjes së sëmundjeve që i kanosen zemrës.

    3 Ushqime të duhura për shëndetin e zemrës

    Ekspertët e Agroweb.org këshillojnë edhe këto tre ushqime të pasura me magnez të cilat duhet të jenë pjesë e regjimit tuaj ushqimor në të mirë të zemrës.

    Spinaqi

    Kjo barishte e shëndetshme është e pasur me ushqyes të nevojshëm për mbarëvajtjen e organizmit. Spinaqi mund të hahet i freskët ose i gatuar. Vitamina C dhe kaliumi përthithen më mirë nëse spinaqi hahet i gjallë ndërsa vitaminat A dhe E përthithen më shumë kur spinaqi është i gatuar. Sipas të dhënave një racion me spinaq përmban 39% të dozës së rekomanduar ditore të magnezit.

    Avokado

    Avokado është e pasur me shumë ushqyes të vlefshëm siç janë vitamina A, C, K, fibra, yndyrnat mono-të-pangopura dhe antioksidantët. Avokado është gjithashtu një burim i shkëlqyer i magnezit. Një kokërr e vetme ofron 58 miligramë magnez ose 15% të dozës së rekomanduar ditore.

    Fasulet e zeza

    Këto bishtajore janë të pasura me fibër, antioksidantë dhe proteina. Një racion me fasule të zeza të gatuara përmban 30% të dozës së rekomanduar ditore të magnezit.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se në këto vende s’do të ketë rrymë
    Nga Rubrika
    Lifestyle02 Maj 2024
    DASHI Për ju po fillon një fazë rikuperimi që do të zgjasë disa ditë. Muaji maj nuk ka nisur në mënyrën më...
    Lifestyle01 Maj 2024
    E ndërsa pijet pak të hidhura me më pak alkool pihen para vaktit, në fund të vaktit duhen shërbyer pije që do...
    Lifestyle01 Maj 2024
    Dashi Ndonëse do të keni keqkuptime të vogla që ju pengojnë, nuk duhet të dekurajoheni pasi në vendin e punës mund të...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se raporti i publikuar nga...
    Lajme03 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten ka qenë mysafir në “Panairin e Shkencës” në gjimnazin “Xhevdet Doda”, ku edhe vetë kishte...
    Lajme03 Maj 2024
    Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit ka shprehur shqetësim rreth përkeqësimit të lirisë së...
    Lajme03 Maj 2024
    Kryetari i Partisë Demorkatike të Kosovës Memli Krasniqi ka reaguar pasi Kosova u rendit në 19 pozita më poshtë nga “Reporterët Pa...
    Lajme03 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pasi Kosova shënoi rënie për 19 vende në indeksin vjetor...
    Lajme03 Maj 2024
    Kosova ka rënë për 19 vende në Indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij, përkatësisht këtë vit renditet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.