×
  • Lajme
  • Lajme

    Peci: Janë 50-60 aktakuza që do të bien për shkelje të masave anti-pandemi

    FrontOnline
    20 Gusht 2020

    Gjykata Supreme ka mbajtur sot Seancën e Përgjithshme, ku është vendosur se nuk do të ketë aktakuza për disa nga shkelësit e masave anti-pandemi gjatë Qeverisë Kurti.

    Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci në Klan Kosova, ai ka bërë të ditur se janë rreth 50 deri në 60 aktakuza që do të bien për mosrespektim të masave të vendosura nga Qeveria.

    “Ka ndodhur një keqinterpretim se nuk do të ketë aktakuza për shkak se ka dhe për këtë arsye Gjykata Supreme ka bërë një mendim juridik sa i përket kësaj çështje”.

    “Nëpër disa gjykata themelore janë ngritur disa aktakuza për shkak të veprës penale ‘Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë’ dhe janë drejtuar në Gjykatën Supreme me një kërkesë se me të vërtetë ka probleme me interpretimin e kësaj dispozite ligjore në kuptimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese që është sjellë më herët dhe që e ka shpallë vendimin e qeverisë si antikushtetues dhe e ka shfuqizuar”.

    “Në këtë drejtim janë ngritur disa aktakuza nga gjykatat dhe me qëllim të qartësimit të kësaj, e kemi marrë një mendim juridik”.

    “Gjykata Kushtetuese më herët më 31 mars 2020 ka vendosur që vendimi i qeverisë është antikushtetues dhe i njëjti është shfuqizuar. Vepra penale kryhet me mosveprim dhe faktikisht dispozita që e ndërlidh këtë vepër penale, pikërisht bazohet në dispozitat e organit kompetent”.

    “Gjykata Kushtetuese ka vendosur që Qeverisa dhe Ministria e Shëndetësisë nuk kanë pasur bazë ligjore që ta kufizojnë lirinë e qytetarëve, kështu që kjo vepër penale direkt ndërlidhet me organin kompetent dhe si rrjedhojë konsiderojnë se vepra penale për të cilën janë akuzuar disa persona nuk e konsumon atë”.

    Apliko online për kredi në IBAS, përfito subvencionim nga Qeveria
    Nga Rubrika
    Lajme22 Tetor 2024
    Ministri i Bujqësisë Faton Peci është pyetur se pse Guxo nuk garon me logo në koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje. Peci ka thënë...
    Lajme22 Tetor 2024
    Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, deklaroi sot se presidentja Vjosa Osmani duhet të dorëhiqet nga detyra e saj për shkak të manipulimit...
    Lajme22 Tetor 2024
    Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka deklaruar se Britania e Madhe nuk e kundërshton hapjen e Urës së Ibrit, por tha...
    Të tjera
    Lajme22 Tetor 2024
    Prishtina dhe Beogradi ranë dakord vitin e kaluar në Bruksel dhe Ohër mbi hapat që do të çojnë drejt normalizimit të marrëdhënieve...
    Lajme22 Tetor 2024
    Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH) kanë reaguar ndaj deklaratave të deputetit të Vetëvendosjes, Armend Muja,...
    Lajme22 Tetor 2024
    Kryesuesi i Presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës, Denis Beqiroviq, ka thënë të martën në Sarajevë se pret që përfaqësuesit e Republikës Sërpska nëpër...
    Sport22 Tetor 2024
    Xavi Hernandez po shfaqet si një objektiv i mundshëm për Manchester United nëse klubi vendos të shkarkojë trajnerin Erik ten Hag. Mail...
    Sport22 Tetor 2024
    Mërgim Berishën ka shkaktuar një problem te Hoffenheim dhe klubi e ka dënuar për këtë gjë, duke mos e ftuar në skuadër...
    Lajme22 Tetor 2024
    Dritero Arifi ,njohës i çështjeve të politikës është deklaruar për FrontOnline për vizitën e James O’Brien në Kosovë dhe ka thënë e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.