×
  • Lajme
  • Lajme

    Formohet komisioni hetimor për hidrocentralet

    FrontOnline
    14 Gusht 2020

    Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme plenare ka formuar komisionin hetimor mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës.

    Iniciuesi i komisionit hetimor, Haxhi Avdyli tha se me anë të kësaj do të hetohet keqpërdorimet e mundshme për lejet e hidrocentraleve.

    Avdyli: Të hetojmë dhe zbulojmë keqpërdorimin e ndryshme për lejet e hidrocentraleve

    Të zbulojmë edhe më shumë, të hetojmë bazën ligjore, rolin dhe përgjegjësinë e keqpërdorimet e ndryshme. Licencimin e tyre nga ZRRE, procesin e aplikimit dhe konfirmimet e pëlqimeve ujore. Lejet e ndërtimit, kushtet e operimit dhe monitorimi i hidrocentraleve, zbatueshmërinë e kritereve mjedisore, pronësore dhe zbatimin e legjislacionit aktual”, tha ai.

    Kryetare e këtij komisioni do të jetë deputetja Eliza Hoxha. Ndërsa anëtarë nga PDK-ja do të jetë edhe Bajrush Xhemajli.

    Pjesë e këtij komisioni nga VV-ja do të jenë, Shpejtim Bullqi, Artan Abrashi dhe deputetja Zirketa Aliti. Nga LDK-ja, deputeti Visar Hoti, Haxhi Avdyli dhe Besa Gaxheri.

    Nga AAK-ja deputetja Teuta Haxhiu, ndërkaq nga grupi 6+ Rasim Demiri dhe një deputet i Listës Serbe.

    Ky komision ka mandat tre muaj dhe më pas të sjell raportin në Kuvend.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i është kundërpërgjigjur akuzave të kryetarit të degës së LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni, i...
    Lajme07 Shtator 2024
    Qendra për menaxhim kombëtar ka njoftuar se janë hapur për qarkullim pikat kufitare në Merdarë dhe Bërnjak. Në njoftimin e tyre thuhet...
    Lajme07 Shtator 2024
    Avokati Dastid Pallaska ka komentuar ceremoninë e vendosjes së shtatores së ish- Presidentit Rugova ku pjesëmarrës ishin Vjosa Osmani, Albin Kurtit dhe...
    Të tjera
    Lajme07 Shtator 2024
    Pikëkalimet kufitare në Merdarë e Bërnjak kanë qëndruar të mbyllura edhe pasditen e së shtunës. Ekipi i Ekonomia Online ka qëndruar në...
    Lajme07 Shtator 2024
    Shfaqja “Tartufi” i Teatrit nga Gjilani ka rrëmbyer 5 çmime në edicionit të 54 të Festivalit të Teatrove të mbajtur në Ferizaj....
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Supertajfuni Yagi, stuhia më e fuqishme në Azi këtë vit, tashmë ka goditur Vietnamin. Stuhia ka shkaktuar erëra të fuqishme që ka...
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi u bë sebepi që në Parkun e Qytetit të kësaj komune, të zbulohet shtatorja e ish-presidentit Ibrahim...
    Lajme07 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë sot në zbulimin e shtatores së presidentit Ibrahim Rugova në qytetin e Podujevës. Në...
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken tha se ishte detyrë e Izraelit dhe grupit palestinez islamik Hamas të bënin lëshime për të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.