×
  • Lajme
  • Lajme

    Abrashi e Rugova me memorandum për financimin e projekteve infrastrukturore në Istog

    FrontOnline
    13 Gusht 2020

    Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka  nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit për financimin e projekteve infrastrukturore, me kryetarin e Komunës së Istogut, Haki Rugova.

    Ministri Abrashi tha se sot ishin në Istog për të filluar disa punë të mbara për këtë komunë dhe regjionin.

    Memorandumi i Mirëkuptimit që u nënshkrua sot, parasheh bartjen e kompetencave dhe mjetet buxhetore për fillimin e një rruge shumë të rëndësishme për Istogun që lidhet me Moknen.

    “Po hapet një perspektivë e re zhvillimore në turizëm, ekonomi dhe blegtori edhe për Istogun dhe regjionin ku fillon një lidhje e rëndësishme e Istogut me bjeshkët”, tha Abrashi.

    Ministri Abrashi bëri të ditur se kanë diskutuar edhe për një projekt strategjik për Istogun për zonën përreth dhe Klinën.

    “Ideja e fillimit të projektimit të rrugës Istog–Klinë, rrugë e cila do të zgjerohet në katër korsi, që lidh Istogun me autostradën Prishtinë-Pejë, dhe me rrugën nga Dollci deri në Gjakovë dhe në autostradën Ibrahim Rugova”, tha Abrashi.

    Ndërsa kryetari i Istogut, Haki Rugova, tha se  realizmi i këtij projekti që lidh Istogun me Moknen, është një projekt i kamotshëm i cili shumë shpejt do të fillojë me fazën e parë.

    Në kuadër të Memorandumit që u nënshkrua sot, do të realizohet projekti “Ndërtimi i Rrugës Livadhet e Istogut – Mokën faza e parë”.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.