×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri beson se do të hidhet poshtë propozim-aktakuza ndaj Thaçit

    FrontOnline
    12 Gusht 2020

    Ish-ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri ka folur rreth zgjerimit të mundshëm të koalicionit qeverisës dhe propozim-aktakuzës kundër presidentit Hashim Thaçi.

    Ai në emisionin Pressing në T7 ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk ka zhvilluar asnjëherë takime për të vendosur rreth hyrjes eventuale në Qeverinë Hoti, teksa ka fajësuar LDK-në dhe Lëvizjen Vetëvendosje për gjendjen e krijuar në vend.

    “PDK nuk ka diskutuar asnjëherë që të jetë pjesë e kësaj qeverie. Ka probleme të mëdha edhe në koalicionin e ri, ku secili e ka një lloj bajraktarizmi që nuk duan të marrin përgjegjësi shtetërore. Ne duhet ta kemi një qeverisje konform rrethanave. Ne nuk dimë për planet e shtetit tonë se çka do të ndodhë tutje, madje as pakoja emergjente nuk është zbatuar”, është shprehur ai.

    Duke folur rreth propozim-aktakuzës së Speciales kundër presidentit Hashim Thaçi, Tahiri ka shfaqur bindjen se ajo do të hidhet poshtë, teksa ka hedhur poshtë akuzat për përfshirjen e tij për të penguar punën e Gjykatës Speciale në Hagë.

    Nga Rubrika
    Ekonomi12 Korrik 2025
    Nga 1 qershori 2025, të gjitha ndërmarrjet e mëdha në Kosovë janë të detyruara të furnizohen me energji nga tregu i lirë,...
    Lajme12 Korrik 2025
    Avokati, Ardian Bajrakti, ka thënë se 6 korriku është datë e rëndësishme për procesin gjyqësor ndaj ish krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçin,...
    Lajme12 Korrik 2025
    Policia në Ferizaj e ka gjobitur një 21-vjeçar pasi ishte duke vozitur 70 kilometra në orë në zonën ku kufizimi i lejuar...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në një letër drejtuar presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, ka bërë të ditur se...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka hedhur poshtë deklaratat e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani që Beogradi zyrtar ka kërcënuar me...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, të shtunën ofroi mbështetje të plotë ndaj procesit të çarmatosjes së militantëve kurdë, të cilët kanë filluar...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Tensionohet edhe më tej situata në Theth teksa në përplasje janë përfshirë edhe përfaqësuesit e opozitës. Sherri ka nisur me drejtorin e...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Tre shtetas të Shqipërisë janë ekstraduar nga Greqia, Belgjika dhe Serbia, për vepra të ndryshme penale. Të njëjtit, sipas Policisë së Shqipërisë...
    Lajme12 Korrik 2025
    Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, po thotë se PDK, LDK dhe AAK janë bllokuese të konstituimit të Kuvendit, ndonëse partia të cilës...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.