×
  • Lajme
  • Lajme

    A duhet të hapen shkollat në Kosovë? Flet Lul Raka

    FrontOnline
    12 Gusht 2020

    Mikrobiologu Lul Raka ka thënë se rikthimi i nxënësve në shkolla pas pandemisë mbetet njëri prej prioriteteve më të mëdha në botë, kurse ka dhënë edhe argumentet pro edhe kundër hapjes së shkollave.

    Raka ka thënë, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, se sa i përket parimeve themelore në kontekstin e hapjes së shkollave, janë numri i rasteve, hospitalizimi dhe numri i vdekjeve që është më i ulëti te fëmijët, pastaj se fëmijët kanë kryesisht infeksion të lehtë ose janë pa simptoma e ndër të tjera, edhe transmetimi i infeksionit ndërmjet fëmijëve në shkolla është i rrallë dhe nuk është shkaku kryesor i infeksionit SARS-CoV-2 tek fëmijët.

    Shifra e lartë e të infektuarve në Kosovë dhe mungesa e testimit në komunitet janë dy nga argumentet kundër hapjes së shkollave të cilat i ka përmendur Raka.

    Ndërsa, një numër i madh i arsyeve, sipas Rakës, janë pro hapjes së shkollave, përfshirë këtu edhe fëmijët me aftësi të kufizuara që mund të preken veçanërisht pasi mund të ndjehen më të izoluar nëse nuk kthehen në shkolla.

    Postimi i plotë:

    SHKOLLAT
    Rikthimi i nxënësve në shkolla pas pandemisë mbetet një prej prioriteteve më të mëdha të shoqërive kudo në botë. Në shumë vende shkollat fillore janë konsideruar si shërbime esenciale të shoqërisë, madje edhe nëse ka një përhapje të moderuar të COVID-19 (<10 raste në 100.000 banorë).
    Parimet themelore në kontekstin e hapjes së shkollave:Numri i rasteve të sëmundjes, hospitalizimit dhe vdekjeve është më i ulti te fëmijët
    Fëmijët kanë kryesisht infeksion të lehtë klinik ose janë pa simptoma fare.
    Sasia e virusit e gjetur te fëmijët simptomatikë është e afërt me atë të të rriturve. Por, kjo nuk nënkupton doemos infekciozitetin e njëjtë.
    Deri sot, shumë pak shpërthime janë identifikuar nëpër shkollat e Evropës, përfshirë Suedinë dhe Islandën, të cilat nuk i kanë mbyllur asnjëherë shkollat fillore. Të vetmet raste janë raportuar në Izrael.
    Transmetimi i infeksionit ndërmjet fëmijëve në shkolla është i rrallë dhe nuk është shkaku kryesor i infeksionit SARS-CoV-2 tek fëmijët
    Shkalla e përhapjes nëpër shkolla nuk dallon nga ambientet e tjera profesionale ose mjediset me dendësi të ngjashme të njerëzve.
    Nga dëshmitë në shumë vende të Evropës, konstatohet se rihapja e shkollave nuk ka pasur rritje të përhapjes së virusit në komunitet.
    ARGUMENTET PËR HAPJEN E SHKOLLAVE
    Mbyllja e shkollave i privon fëmijët dhe të rinjtë nga mundësitë për rritje dhe zhvillim.
    Fëmijët e moshës 2-10 vjeç mësojnë shumëçka nga bashkëmoshatarët e tyre dhe kanë një ndikim pozitiv në zhvillimin e personalitetit të tyre dhe ndjenjën e identitetit, ndërsa ndërprerjet e marrëdhënieve të tilla të afërta shoqërohen me depresion, ndjenjë të fajësisë dhe zemërim te fëmijët.
    Aktivitetet shkollore dhe jashtëshkollore ofrojnë strukturë, kuptim dhe ritëm të përditshëm për fëmijë dhe të rinj.
    Fëmijët me aftësi të kufizuara mund të preken veçanërisht pasi mund të ndjehen më të izoluar
    Fëmijët që jetojnë në kushte të pasigurta janë përballur me më shumë vështirësi me mësimin online, si për shkak të varfërisë dixhitale dhe vështirësive për prindërit që mund të ndihmojnë në procesin e të mësuarit.
    Rrethanat ekonomike mund të rrezikojnë kthimin në shkollë për fëmijë dhe të rinj që janë nën presion për të punuar dhe për të siguruar bukën për familjet e tyre të varfëra.
    Për shumë studentë që jetojnë në varfëri, shkollat nuk janë vetëm një vend për të mësuar, por edhe për ushqim të shëndetshëm.
    Fëmijët kanë rrezik më të madh të dhunës në familje gjatë mbylljes së shkollës.
    Me mbylljen e shkollave, fëmijët nuk kanë më një rrjet të sigurisë që mund të zbulojë dhe raportojë abuzimin e fëmijëve,
    ARGUMENTET KUNDËR HAPJES SË SHKOLLAVE
    Numri i madh i rasteve në komunitet. Kosova nëse ka 200 raste në ditë, kjo përafërsisht është 12 raste në 100.000 banorë. Kjo shifër është e lartë!
    Mungesa e testimit në komunitet
    Vendimi përfundimtar duhet të merr parasysh gjithë faktorët e përmendur.
    Rekomandimi i Bordit Këshillëdhënës Anti-Covid 19:
    Parashkollorët dhe nxënësit deri në klasën e pestë të vijojnë mësimin në shkolla.
    Në zonat rurale dhe atje ku ka kushte dhe hapësira, mund të organizohet mësimi edhe me vitet e tjera, gjithnjë duke respektuar masat e MSh dhe të IKSHPK.
    Të hapen shkollat profesionale për mbajtjen e lëndëve profesionale dhe atyre praktike.
    Në Fakultetin e Mjekësisë, ligjëratat të mbahen online, kurse ushtrimet të mbahen nëpër klinika dhe institute të SHSKUK dhe IKSHPK. Të merret në konsideratë edhe ndihma e absolventëve të FM në përballje me COVID-19. 

    Nga Rubrika
    Lajme11 Korrik 2025
    Korporata Energjetike e Kosovës ka thënë se pas 30 korrikut, të gjitha kompanitë që nuk kanë lidhur marrëveshje me ndonjë furnizues të...
    Lajme11 Korrik 2025
    Sekretarja e Përgjithshme dhe deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shkuar në Srebrenicë për...
    Lajme11 Korrik 2025
    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka bërë të ditur se më 18 korrik do të mbajnë Kongresin e radhës,...
    Të tjera
    Lajme11 Korrik 2025
    Gazetari i Radio Televizionit të Kosovës, Blerim Haxhiaj, ka reaguar pasi organizata joqeveritare ku figuron si themelues, e të cilën e drejton...
    Lajme11 Korrik 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se gjatë vizitës në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pati një tryezë diskutimi...
    Vip11 Korrik 2025
    Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri i ka vënë flakën rrjetin me disa foto hot që ka postuar në Instagram. E veshur me...
    Lajme11 Korrik 2025
    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka bërë të ditur se më 1 korrik të këtij viti, e ka dërguar...
    Lajme11 Korrik 2025
    Laboratori i Toksikologjisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) është jashtë funksionit për shkak të procesit të renovimit në të gjitha hapësirat...
    Lifestyle11 Korrik 2025
    Dashi Financiarisht, mund të keni shpenzime të papritura. Në punë, do të keni mundësi për bashkëpunim dhe njohje. Në çështjet e dashurisë,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.