×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuçi bashkëbisedon me ambasadorët evropianë për rimëkëmbjen ekonomike

    FrontOnline
    06 Gusht 2020

    Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka mbajtur sot një takim virtual me zëvendësshefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Riccardo Serri, me të cilin ka diskutuar në lidhje me promovimin e politikave të BE-së në lidhje me rimëkëmbjen ekonomike dhe dëmet e shkaktuara nga pandemia COVID-19.

    Në këtë takim virtul morën pjesë edhe ambasadori i Austrisë, Christopher Weidinger, ambasadori i Italisë, Nicola Orlando, shefi i Zyrës së Belgjikës, Jean Louis Servais, e Ngarkuara me punë e Luksemburgut, Natacha Gomez dhe përfaqësuesi diplomatik gjerman Axel Ross.

    Nga zëvendësshefi i Zyrës së BE-së, Riccardo Serri u kërkua që në masat e parapara për rimëkëmbje të integrohen energjia e pastër, mjedisi, biodiversiteti e financimi i qëndrueshmërisë.

    Ministri Kuçi ka treguar për nismat ligjore që presin të kalojnë në Kuvendin e Kosovës dhe padyshim ka theksuar se propozimet që vijnë nga Bashkimi Evropian do të jenë të mirëseardhura.

    “Përpos masave ekonomike që do t’i ndërmarrim me anë të programit për rimëkëmbje ekonomike, ne presim të kemi përkrahje edhe në reformën ekonomike 2021-2023”, tha Kuçi.

    Edoni i shokuar teksa Lugati i tregon diçka për Artanin
    Nga Rubrika
    Lajme18 Tetor 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj sot udhëtoi për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Atje, ai në margjinat e takimeve globale, tha...
    Lajme18 Tetor 2024
    Çështja e gjykimit në mungesë është një temë shumë e diskutuar në kontekstin e rastit Banjska. Avokati Ardian Bajraktari ka sqaruar në...
    Lajme18 Tetor 2024
    Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, tha sot se ka çështje për të cilat Shtetet e Bashkuara dhe Serbia nuk pajtohen,...
    Të tjera
    Lajme18 Tetor 2024
    Armatosja intensive e shteteve të Ballkanit gjatë muajve të fundit ka ngjallur polemika të mëdha dhe shqetësime për rritjen e rrezikut të...
    Lajme18 Tetor 2024
    Analistët në Serbi thonë se politikanët morën mesazhe nga Samiti i “Procesit të Berlinit”, veçanërisht ata të Kosovës e Serbisë, që duhet...
    Vip18 Tetor 2024
    Aktorja shqiptare, Olta Gixhari ka dhënë komentet e para si opinioniste e këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova. Për këngëtaren Rovena...
    Vip18 Tetor 2024
    Big Brother VIP Kosova 3 padyshim se këtë vit do të sjellë personalitete të ndryshme e do të ketë shumë surpriza. Latino-kosovari,...
    Vip18 Tetor 2024
    Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 3, Milaim Zeka, e ka komentuar hyrjen e banorës së tretë, Dianës. Ai e ftoi Dianën...
    Lajme18 Tetor 2024
    Njësitë e veçantë të Policisë, përveç që po e luftojnë krimin gjithandej Kosovës, po e mbrojnë sovranitetin edhe në pjesën veriore. Për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.