×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Vitaminat që funksionojnë njësoj si antibiotikët

    FrontOnline
    04 Gusht 2020

    Kur përballemi me sëmundje të ndryshme të shkaktuara nga bakteret, antibiotikët janë të parët që na rekomandohen nga mjeku. Përdorimi i antibiotikëve nisi në vitin 1940, si një mënyrë efikase në trajtimin e infeksioneve dhe sëmundjeve.

    Megjithatë, me kalimin e viteve, shumë baktere po bëhen rezistente ndaj medikamenteve.

    Nga ana tjetër ka shumë vitamina, të cilat jo vetëm që luftojnë bakteret me efikasitet por edhe forcojnë imunitetin. Ato mund të parandalojnë sëmundjet dhe i bëjnë ato më kohëshkurtra. Por kjo nuk do të thotë që të veproni me kokën tuaj. Konsultohuni me një mjek që të siguroheni se këto suplementë nuk ndërveprojnë me medikamentet me të cilat po kuroheni.

    Vitamina C
    Vitamina C shkurton kohëzgjatjen e sëmundjes, forcon sistemin imunitar dhe shërben si antioksidant kundër radikaleve të lira. Radikalet e lira ushqehen me qelizat e mira dhe rrisin rrezikun e sëmundjeve të ndryshme.

    Ushqimet ku mund ta gjeni:
    Specat e kuq, specat jeshilë, kivit, portokallet dhe agrumet, luleshtrydhet, brokoli dhe domatet.

    Vitamina E
    Luan rolin e antioksidantëve në organizëm dhe shërben si antibiotik kundër radikaleve të lira. Nëse keni nivele të ulëta të vitaminës E në gjak, atëherë sistemi imunitar do të jetë i dobësuar dhe ju, një shënjestër e lehtë për sëmundjet.

    Doza e rekomanduar ditore e vitaminës E është 15 miligramë.

    Ushqimet ku mund ta gjeni:
    Drithërat e pasuruar, farat e lulediellit, bajamet, gjalpi i kikirikut.

    Vitamina D
    Ndihmon organizmin të përthithë kalçiumin më shpejt.

    Kjo vitaminë e fuqishme rregullon funksionimin e sistemit imunitar dhe rrit vigjilencën e tij.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.