×
  • Lajme
  • Lajme

    “Hidrodrini” zvogëlon reduktimet

    FrontOnline
    03 Gusht 2020

    Përkundër rënies së nivelit të ujit në burime, që po ndodhin si pasojë e mungesës së reshjeve gjatë stinëve Dimër-Pranverë, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” në Pejë, njofton konsumatorët se  ka arritur të ngushtojë orarin e aplikimit të reduktimeve të ujit nga 11 orë në 6 orë për fshatrat e rajonit të Pejës.

    Në komunikatën e lëshuar për media “Hidrodrini” bën të ditur se nga sot reduktimet në zonat e lartcekura, aplikohen me orar të ri, nga ora 12:00 deri në ora 18:00.

    Me këtë vendim, shfuqizohet orari i publikuar i datës 20.07.2020, për zonat në fjalë.

    “Ngushtimi i orarit pason falë përpjekjeve të specialistëve të KRU “Hidrodrini”, të cilët përkundër mungesës së ujit, po bëjnë çmos në organizimin, furnizimin dhe shpërndarjen sasiore të ujit, nën strategjinë e brendshme – që askush të mos mbetet fare pa shërbimet e ujit”.

    “Ritheksojmë se Reduktimet pasojnë si rezultat i rënies së theksuar të nivelit të ujit në burime”.

    Oraret vlejnë deri në njoftimin e radhës, ndërkohë KRU “Hidrodrini”, rikujton konsumatorët se vazhdimisht, me të gjitha kapacitetet e veta, (inspektorët në terren) po merr masa të ashpra ndëshkuese për keqpërdoruesit e ujit.

    Nga Rubrika
    Vip03 Mars 2026
    Scream 7 shënoi debutimin më të suksesshëm në historinë e serisë, duke arkëtuar 97.2 milionë dollarë në mbarë botën gjatë fundjavës së...
    Vip03 Mars 2026
    Pas raportimeve se pasuria e tij ka tejkaluar shifrën e 29 milionë eurove, investimet e aktorit turk Burak Özçivit kanë tërhequr sërish...
    Vip03 Mars 2026
    Reperi amerikan, Sean ‘Diddy’ Combs, do të lirohet nga burgu rreth një muaj e gjysmë më herët, ndërsa përpiqet të kundërshtojë dënimin...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    SHBA-të thonë se kanë goditur më shumë se 1,700 objektiva në Iran që kur filluan operacionet e tyre ushtarake në vend të...
    Lajme03 Mars 2026
    Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë. Më 3 mars, një litër naftë...
    Lajme03 Mars 2026
    Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas tij, çështja e presidentit duhet...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Emiratet e Bashkuara Arabe po shqyrtojnë mundësinë e ndërmarrjes së sulmeve ndaj objekteve raketore të Iranit për të ndalur goditjet e vazhdueshme...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e PDK-së, Artan Behrami ka thënë se të gjitha takimet e kryeministrit Albin Kurti me krerët e partive opozitare...
    Lajme03 Mars 2026
    Pak para zgjedhjeve të 28 dhjetorit, në një intervistë për Tëvë1, bashkëkryetarja e GUXO-së, Donika Gërvalla, thoshte se çështja e zgjedhjes ose...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.