×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Industria e modës pjesëmarrëse në abuzimin e Uighurëve në Kinë

    FrontOnline
    24 Korrik 2020

    Më shumë se 180 organizata i kanë bërë thirrje kompanive të modës që të ndalin bashkëpunimin me “furnizues të cilët shfrytëzojnë dhe keqpërdorin punëtorët” dhe të ndalin blerjen e pambukut nga provinca Xinjiang.

    Nike, Gap, Patagoinia, dhe firmat si Calvin Clein dhe Tommy Hilfiger ishin në mesin e emrave të cilët janë lidhur me punë të detyrueshme të pakicave etnike në Kinë, sipas këtyre grupeve.

    “E tërë industria e veshmbathjeve është e njollosur me punën e detyruar të Uighurëve dhe myslimanëve Turkik” ka thënë Koalicioni për Përfundimin e Punës së Dhunshme në Rajonin Uighur.

    Shumica e kompanive të përmendura ose mohuan se blejnë produkte nga fabrikat në Xinjiang, ose se do të heqin këtë rajon nga zinxhiri i tyre i furnizimeve, shkruan The Independent.

    Gjersa shumica e firmave të modës nuk furnizohen drejtpërdrejtë nga fabrikat në këtë rajon, ky koalicioni tha se shumica e produkteve të tyre përmbajnë pambuk i cili mblidhet nga Uighurët e keqtrajtuar e pastaj eksportohet përgjatë tërë Kinës dhe shitet nga furnizues tjerë.

    Më shumë se 80% e pambukut në Kinë vjen nga Xinjiangu veriperëndimor, ku ekspertët e OKB-së vlerësojnë se së paku një milionë Uighurë dhe myslimanë tjerë po mbahen nëpër kampe të përqendrimit, transmeton KOHA.

    “Nëse i përmbahemi biznesit të përgjegjshëm, atëherë kompanitë e modës duhet të veprojnë në momentin kur gazetarët e pavarur, ekspertët e të drejtave të njeriut nga OKB-ja, dhe organizatat për të drejtat e njeriut nxjerrin në pah keqpërdorimin e Uighurëve dhe grupeve tjera pakicë në Kinë”, tha Jennifer Rosenbaum, drejtoresha e të drejtës globale të punëtorëve tek Forumi i të Drejtave Ndërkombëtare të Punës.

    Një hetim tjetër nga New York Times ka gjetur se kompanitë që po prodhojnë pajisje për mbrojtje kundër viruseve në Kinë po përdorin Uighurët të cilët bëjnë punë të detyrueshme nëpër kampet e përqendrimit në provincën Xinjiang të Kinës.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.