×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Propozimi i Charles Michel për zhbllokimin e situatës

    FrontOnline
    18 Korrik 2020

    Presidenti i Këshillit të BE, Charles Michel propozon që pagesat për krizën e Coronës në raste grindjesh mund të ndalen. Holanda ka reaguar pozitivisht ndaj propozimit të ri. Samiti i BE në Bruksel vazhdon.

    Presidenti i Këshillit të BE, Charles Michel ofroi të shtunën një propozim kompromisi, për të zbutur kundërshtimin e vendeve donatore të BE lidhur me shpërndarjen e fondeve të rimëkëmbjes, Holandë, Austri, Danimarkë, Suedi. Dita e parë e samitit u zymtua nga bllokada e kryeministrit holandez, Mark Rütte.

    Propozimi i Charles Michel

    Ai kërkoi një të drejtë vetoje kundër pagesës, nëse reformat e premtuara nga vendet marrëse nuk kryhen. Michel tani propozon një kompromis, që krahas shkurtimit të granteve nga 500 në 450 miliardë euro, përmban edhe një mekanizëm të BE, në të cilat pagesat në raste grindjesh të mund të ndalen. Vëllimi i përgjithshëm i paketës në grante dhe kredi qëndron edhe më tej në 750 miliardë euro.

    Holanda duket se ka reaguar pozitivisht ndaj propozimit të shtunën, shkruan dpa. Ky është një hap serioz në drejtimin e duhur, deklaroi një diplomat holandez. Megjithatë ka ende shumë pyetje të hapura.

    Në fillimin e ditës së dytë të samitit të BE (18.07)ra në sy heshtja. Asnjë nga krerët e qeverive dhe shteteve të BE nuk doli para kamerave para fillimit të samitit për të dhënë një prognozë për ditën e dytë të negociatave. Aktualisht debatohet për fondin e rimëkëmbjes për Coronën në vlerë 750 miliardë euro dhe buxhetin financiar të BE deri në vitin 2027 në masën e 1100 miliardë eurove. Heshtja kuptohet: Në ditën e parë të samitit nuk pati asnjë afrim në pozicionet e largëta mes 27 vendeve anëtare e asnjë shenjë shprese.

    Holanda kërkon „garanci absolute”

    Natën e së premtes,  kryeministri holandez, Mark Rutte foli për një atmosferë të tensionuar, që ishte ashpërsuar edhe më tej. Rutte së bashku me vendet e tjera donatore si Danimarka, Suedia, Austria kërkojnë që grantet për fondin e rimëkëmbjes të jepen vetëm kundrejt kushteve shumë strikte. Përmbushja e këtyre kushteve duhet të „garantohet në mënyrë absolute”, si për shembull përmes vendimeve unanime, kërkoi kryeministri holandez. Vendet pritëse si Italia, Spanja, Greqia e refuzojnë këtë. Kryeministri italian, Giuseppe Conte e cilësoi qëndrimin holandez për veto si të papranueshëm. Kancelari austriak, Sebastian Kurz në një intervistë me ORF e vuri në pikëpyetje financimin e menduar në BE përmes borxheve të përbashkëta. Një “union borxhesh” nuk duhet të ketë, tha Kurz.

    Sipas diplomatëve, drejtuesi i raundit të samitit, Charles Michel dhe presidentja e Këshillit të BE, Angela Merkel, pasi Gjermania mban presidenën e radhës, kanë përpunuar gjatë natës propozime kompromisi, që po diskutohen gjatë së shtunës në grupet e punës të krerëve të shteteve e qeverive të BE. Të premten, Merkel u shpreh spektike nëse do të arrihet tek një zgjidhje. Nëse ky samit dështon, atëherë deri në fund të muajit, duhet të ketë edhe një maratonë tjetër negociatash.

    Presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe presidentja e KE, Ursula von der Leyen kanë paralajmëruar nga pasojat katastrofale ekonomike të pandemisë dhe kanë kërkuar vendime të shpejta. “Kjo është shumë e rëndësishme. Shumëçka ndodhet në lojë”, tha von der Leyen. Kurse Macron bëri fjalë për një „orë të së vërtetës” për Europën.

    “Dirigjentja e Europës”

    Shpresa të mëdha në këtë samit lidhen me kancelaren Merkel. Ajo është kryetarja e qeverisë me më shumë vite përvojë qeverisjeje dhe për të tretën herë pjesëmarrëse në bisedimet për buxhetin e BE. Përveç kësaj Gjermania paguan pjesën kryesore në fondin e rimëkëmbjes. Ndoshta edhe për këtë arsye, presidenti lituanez, Gitanas Nausedsa i dhuroi presidentes së radhës, Merkel, një shkop dirigjenti. Merkel festoi 66 vjetorin. „Për një sinfoni të jashtëzakonshme europiane! Urime të përzemërta…dirigjentja e Europës 2020, shkroi Nausedsa në Twitter.

    Prince Coffee House tani edhe në Vjenë të Austrisë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Vjen reagimi i parë nga SHBA në lidhje me rrëzimin e helikopterit me të cilin udhëtonte presidenti i Iranit Ebrahim Raisi dhe...
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë, ku një 82-vjeçar, Behar Musaku ka qëlluar me armë zjarri të bijë, dhe më...
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Situata në Bishkek është stabilizuar në orët e vona të 18 majit, ka thënë policia, pas dhunës së disa grupeve kundër studentëve...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2024
    Aktualisht numri i familjeve në Kosovë që duan të adoptojnë fëmijë është sa katërfishi i numrit të fëmijëve pa përkujdesje. Një dokument...
    Lajme19 Maj 2024
    Prokuroria publike e Schwyz-it dënoi kosovarin për hyrje të paligjshme, qëndrim të paautorizuar dhe punë pa leje me një gjobë prej 6800...
    Lajme19 Maj 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se sundimi i ligjit dhe siguria e qytetarëve të Kosovës është në...
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Vjen reagimi i parë nga SHBA në lidhje me rrëzimin e helikopterit me të cilin udhëtonte presidenti i Iranit Ebrahim Raisi dhe...
    Lajme19 Maj 2024
    Nënsekretarja amerikane për Diplomaci Publike, Liz Allen, ka takuar presidenten Vjosa Osmani në Prishtinë. Ambasada e SHBA-së në Kosovë, përmes një komunikate...
    Sport19 Maj 2024
    Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku, ka vazhduar me performancën e shkëlqyer në elitën e futbollit të Rusisë. Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.