×
  • Lajme
  • Lajme

    Bislimi: Me idenë për Trustin, problemi bartet në të ardhmen

    FrontOnline
    08 Korrik 2020

    Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-ministri i Financave, Besnik Bislimi, e ka cilësuar si të palogjikshëm propozimin e Qeverisë Hoti që qytetarëve t’u mundësohet tërheqja deri në 10 për qind të kursimeve nga Fondi Pensional për shkak të gjendjes së rënduar nga pandemia. Sipas tij, me këtë ide problemi vetëm do të bartej në të ardhmen.

    Ai ka thënë në Deskun e KOHËS se mosardhja e diasporës do të rëndojë situatën tejmase në Kosovë. Ka thënë se “efektet e këtij dështimi katastrofal në pandemi, do t’i dimë më mirë në fund të muajit gusht”.

    “Vendimi apo ideja e kësaj qeverie për t’i futur duart në Trust është instrumenti më i mirë për ta përdorur për ta trajtuar këtë qeveri. Çdo element që ka të bëjë me qeverisje, mund ta elaborojmë me këtë ide. Fillimisht më duket zëvendëskryeministri Selmanaj ka thënë se do të lejohet qasja deri në 20 për qind që do të kompensohet më pas. Pastaj 10 për qind do të kompensohet pas 3-5 vitesh, tani jo dikush mundet të tjerët jo.

    E deri te vendimi i fundit që thotë mund të tërheqin, por jo të kompensohen. Kjo tregon se as minimumi i kapacitetit human nuk ekziston te kjo qeveri. S’e kanë idenë se çka duan të arrijnë, e pse duan ta shfrytëzojnë këtë instrument. Nëse unë konstatoj se keni nevojë për injeksion financiar ka instrumente tjera pa e prekur të ardhmen tënde. Ajo po të ndihmon duke ta shkatërruar standardin e jetës në pension. S’ka asnjë ekspert të ekonomisë që është dakord”, ka thënë ai.

    Ai ka thënë se me një vendim të tillë “transferohet problemi në të ardhmen me shpresën se mund të përfitojë tash dikush me këtë masë”.Bislimi ka thënë se me vendimin për mundësimin që qytetarët të tërheqin deri 10 për qind të kursimeve, shumica e qytetarëve do të tërhiqnin vetëm nga 30 euro.“630 mijë llogari janë në Trust, mbi 300 mijë sosh kanë më pak se 500 euro kursime, ose mesatare 360 euro. 300 mijë persona mund të shohin se mund të tërheqin vetëm 30 euro.

    Mbi 99 për qind nuk e dinë sa kanë, mund ta dinë, por nuk e marrin. Impulsi është tejet i vogël në këtë rast. Nëse ideja ka qenë të rritet kërkesa agregate, ka edhe propozime të tjera që kanë nevojë për zero inteligjencë, si ajo e AAK-së ndaja secilit ka 100 euro. Sado idiotesk është më i mirë se ky i akademikëve të LDK-së”, ka thënë Bislimi.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.