-->
×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Vaji i avokados, i rëndësishëm për lëkurën dhe zemrën tuaj

    FrontOnline
    06 Korrik 2020

    Të gjithë kemi dëgjuar rreth yndyrave të shëndetshme.

    Ne e dimë se ngrënia e avokados është një mënyrë për t’i marrë ato yndyra të shëndetshme, por siç rezulton edhe vaji i avokados është shumë ushqyes.

    Kur konsumohet rregullisht vaji që nxirret nga avokadot, mund t’ju japë lëkurë të shndritshme, t’ju ndihmojnë të kontrolloni kolesterolin dhe madje të ruani shikimin tuaj.

    Vaji i avokados, para së gjithash, është i pasur me acid oleik, një lëndë ushqyese që është pjesë e listës së përbërësve të disa vajrave të fytyrës tuaj kundër plakjes.

    Pse? Acidi oleik depërton thellë në lëkurë për të rikthyer lagështinë dhe për të riparuar dëmtimet e lëkurës. Meqenëse thatësia e tepërt mund të çojë në probleme të lëkurës dhe të rrisë shenjat e plakjes, duke përfshirë vajin e avokados të pasur me acid oleik si në dietën tuaj, po ashtu edhe në rutinën tuaj të bukurisë mund t’ju ndihmojnë të mbani shkëlqimin rinor!

    Hulumtime të tjera gjithashtu kanë demonstruar se vaji i avokados mund të ndihmojë në shërimin e plagëve dhe në trajtimin e lëndimeve.

    Po ashtu, nëse jeni duke luftuar me sëmundje të zemrës ose përndryshe dëshironi të merrni një kontroll më të mirë të niveleve tuaja të kolesterolit, vaji i avokados mund të jetë në gjendje të ndihmojë me këtë gjithashtu. Yndyrat e shëndetshme në vajin e avokados ndihmojnë në rregullimin e kolesterolit në gjak, ndërsa antioksidantët ndihmojnë në kontrollin e stresit oksidues.

    Në një studim që krahasonte vajin e avokados me vajin e ullirit dhe vajin e arrës së kokosit, u gjet se vaji i avokados ul më shumë nivelin e LDL kolesterolit (kolesteroli i keq). Edhe më befasuese, studiuesit zbuluan gjithashtu se vaji i avokados uli trigliceridet dhe përmirëson HDL kolesterolin (kolesterolin e mirë) më së shumti nga të tre vajrat.

    Hulumtime të tjera sugjerojnë gjithashtu se konsumimi i vajit të avokados mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut.

    Vaji i avokados përmban një lëndë ushqyese të quajtur lutein, e cila ka një aftësi për të mbrojtur sytë tuaj. Lajmi i mirë është që përfshirja e vajit të avokados në rutinën tuaj të përditshme është jashtëzakonisht e lehtë.

    Nga Rubrika
    Lifestyle29 Korrik 2025
    Mënyra se si e fillojmë ditën mund të ketë një ndikim të madh në metabolizmin tonë, nivelet e energjisë dhe rrjedhën e...
    Lifestyle29 Korrik 2025
    Bëhet fjalë për një funksion të mbështetur nga teknologjia e inteligjencës artificiale, i cili mundëson shfaqjen e komenteve (recensioneve) për dyqanet online,...
    Lifestyle28 Korrik 2025
    Dashi Horoskopi i datës 28 korrik 2025 nga Christine Haas Falë ndikimit të njëhershëm të Hënës, Venusit dhe Jupiterit, shpirti juaj do...
    Të tjera
    Lajme29 Korrik 2025
    Nis ndërtimi i rrugës së re drejt bjeshkëve – investim që hap horizonte të reja për Junikun Në kuadër të përpjekjeve të...
    Sport29 Korrik 2025
    Sipas disa burimeve të shumta, Cristiano Ronaldo ka arritur më në fund statusin zyrtar të miliarderit, duke u bërë futbollisti i parë...
    Lajme29 Korrik 2025
    Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi të rrjedhur nga takimet e dialogut Kosovë–Serbi në Bruksel, të...
    Bota/Rajoni29 Korrik 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka nënshkruar të martën një ligj që ua mundëson ukrainasve mbi 60 vjeç që t’iu bashkohen...
    Lajme29 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka falënderuar të gjitha institucionet dhe organizatat që morën pjesë në kërkimin për Rrahim Latifin, trupi i...
    Lajme29 Korrik 2025
    Mendimi për motin – 29.07.2025 Riga lokale shiu mund të vazhdojnë gjatë natës në pjesë të vendit. Orëve të mëngjesit të ditës...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.