
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në dorëheqje, Shyqiri Bytyqi, dhe ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq, kanë nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi mes të dyja vendeve, në fushën e arsimit të mesëm dhe arsimit të lartë.
Sipas njoftimit për media, ministri Bytyqi, ka falënderuar ambasadoren e Kroacisë për bashkëpunimin e deritashëm në fushën e arsimit, duke shtuar se pritet që ky bashkëpunim të thellohet në të ardhmen, raporton Front Online.
Bytyqi tutje ka thënë se kjo marrëveshje erdhi si rezultat i angazhimeve të përbashkëta, përmes së cilës do të përfitojnë të rinjtë e të dyja vendeve dhe se kjo marrëveshje përfshinë arsimin e lartë dhe atë të mesëm.
Në anën tjetër, ambasadorja Marija Kapitanoviq, falënderoi ministrin për bashkëpunimin e mirë, njëherësh theksoi se është me rëndësi që këto programe t’i realizojmë në mënyrën më të mirë të mundshme./Front Online/