×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Teksas, maskë me detyrim

    FrontOnline
    03 Korrik 2020

    Në Teksas tanimë maska do të jetë e detyrueshme për të gjithë qytetarët. Ky vendim vjen në një kohë ku ky vend po shndërrohet në një vatër të dytë pandemie.

    Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, është shprehur se mbajtja e maskës dhe ruajta e distancimit fizik do të bëjë që autoritetet të mos e mbyllin sërish bizneset dhe aktivitetet e tjera.

    Aktualisht në këtë vend numërohen 182 mijë të infektuar dhe 2565 vdekje që nga fillimi i pandemisë. Në vetëm 24 orët e fundit janë regjistruar 8000 raste me Covid-19. Sipas autoriteteve nëse qytetarët nuk tregohen të përgjegjshëm atëherë do të gjobiten me 250 dollarë dhe në rast përsëritje do të burgosen.

    Në vendimin për mbajtjen e maskës nuk janë të përfshirë fëmijët që janë 10 vjeç ose më të vegjël, ata që mund të jenë alergjik dhe azmatik, e cila i pengon të mbajnë maskën, personat që janë duke ngrënë ose pirë dhe ata që bëjnë aktivitete fizike në ambient të hapur.

    Sipas asaj që raporton BBC spitalet në Teksas janë të tejmbushura me pacientë për shkak të rritjes së rasteve. Shtetet e Bashkuara janë goditur më keq nga pandemia e koronavirusit. Deri më tani numërohen 2.8 milionë raste të të infektuarve në shkallë vendi dhe më shumë se mbi 131 mijë vdekje.

    Ndërkaq presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shprehu optimizmin e tij se SHBA-ja do të ketë së shpejti një vaksinë kundër koronavirusit. Kreu i Shtëpisë së Bardhë theksoi se përdorimi i maskës tanimë duhet të jetë i domosdoshëm nisur edhe shtimi i rasteve.

    Trump është kritikuar për mos mbajtjen e maskës në shumë konferenca, aktivitete dhe tubime që ai ka marrë pjesë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Dje pasdite, Parlamenti i Gjermanisë mbajti një seancë speciale. Me të u shënua 30 vjetori i Masakrës së Srebrenicës, ku në korrik...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Dubrovnikut 2025, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, tha se Ballkani Perëndimor...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Sot kë rënë sistemi i Policisë së Maqedonisë së Veriut në të gjithë territorin e saj, dhe kjo ka bërë që të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka reaguar pasi SHBA nga 1 gushti ka njoftuar se do të vendosë tarifë tregtare prej...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    BE-ja është e përgatitur të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të mbrojtur interesat e saj nëse ShBA-ja vazhdon me vendosjen e një...
    Lajme12 Korrik 2025
    Avokati, Ardian Bajrakti, ka thënë se 6 korriku është datë e rëndësishme për procesin gjyqësor ndaj ish krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçin,...
    Lajme12 Korrik 2025
    Policia në Ferizaj e ka gjobitur një 21-vjeçar pasi ishte duke vozitur 70 kilometra në orë në zonën ku kufizimi i lejuar...
    Lajme12 Korrik 2025
    Një grua dyshohet se ka shqetësuar ish-bashkëshortin e saj në Prishtinë, derisa sipas policisë, thuhet se ajo i ka shkuar në banesë...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Policia e Sarandës ka realizuar një aksion të pazakontë mbrëmjen e së premtes, që ka përfunduar me arrestimin e tre të rinjve....
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.