×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Borxhi publik i Kosovës arrin në 1 miliard e 131 milionë euro

    FrontOnline
    26 Gusht 2019

    Borxhi publik i Kosovës ka arritur në vlerën e 1 miliard e 131 milionë eurosh gjatë këtij viti apo 3.47 për qind më shumë sesa vitin e kaluar.

    Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, ka një rënie të borxhit të jashtëm prej 416 milionë eurosh sa ishte në 2018, në 409 milionë euro në gjashtëmujorin e këtij viti.

    Megjithatë, borxhi i brendshëm është rritur për 45 milionë euro vetëm gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti, duke arritur në 721 milionë euro.

    Mjetet nga ky borxh shërbejnë për financimin e buxhetit, përkatësisht për ta mbushur deficitin dhe se nuk janë të destinuara për ndonjë projekt specifik. Deri në fund të këtij viti ky borxh pritet të arrijë në 815 milionë euro,shkruan Koha Ditore.

    Këto të dhëna tregojnë se Kosova ka një pjesëmarrje më të lartë të borxhit të brendshëm në krahasim me vendet në rajon. Sipas një analize të institutit “Riinvest”, sado që ky është një fakt pozitiv kur është fjala për ngarkesa buxhetore për servisimin e borxhit të brendshëm, ky do të mundë të ishte një risk nëse borxhi i brendshëm afatgjatë do të përdorej vetëm për të mbuluar deficitin buxhetor në destinimin e mallrave, shërbimeve dhe transfereve e jo edhe financimin e investimeve kapitale.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.