×
  • Lajme
  • Lajme

    ​MPJD: Vendimi për pezullim nuk i përfshinë as konsujt, as ambasadorët

    FrontOnline
    01 Korrik 2020

    Vendimet e marra nga ish-ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, rreth kthimit të ambasadorëve dhe shkarkimit të 14 konsujve, janë pezulluar sot nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

    Në një komunikatë për media Ministria e Jashtme është sqaruar rreth vendimit për pezullimin e përkohshëm të disa vendimeve që kanë të bëjnë me shërbimin e jashtëm.

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës – Meliza Haradinaj-Stublla njofton se nuk bëhet fjalë për anulim, por për pezullim të përkohshëm të vendimeve për kthim të disa diplomatëve, të nënshkruara nga ish-Qeveria e shkarkuar Kurti.

    Vendimi për pezullim nuk i përfshinë konsujt dhe as ambasadorët. MPJD njofton opinionin se këto vendime do të shqyrtohen veç e veç brenda afatit shtatë ditorë, dhe se vendimi përfundimtar do të merret pa asnjë paragjykim lidhur me vendimet e mëparshme apo pezullimin aktual të tyre, thuhet në njoftim.

    Ish-ministri i Jashtëm Glauk Konjufca ka deklaruar se vendimi i sotshëm i Qeverisë Hoti është argumenti më i mirë i mashtrimit të paskrupullt të elektoratit nga LDK-ja.

    “Vendimi i sotshëm i Qeverisë Hoti për anulimin e vendimit për kthimin e konsujve të paligjshëm, tregon për orientimin thellësisht të gabueshëm politik të LDK-së. Ky është koncesion kapital me shkelësit e ligjit dhe krimin e organizuar”, ka thënë ai.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Korrik 2025
    Mot kryesisht me diell parashihet ditën e mërkurë. Pasdite përreth zonave malore zhvillohen vransira të pakta lokale, por nuk paraqiten kushte për...
    Lajme15 Korrik 2025
    Sekretari për Organizim i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, ka publikuar një video nga vizita e tij në Hagë, ku...
    Lajme15 Korrik 2025
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka dhënë një mesazh të qartë për klasën politike kosovare, duke thënë se përgjegjësia për...
    Të tjera
    Lajme15 Korrik 2025
    Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla, në një intervistë  ka folur për procesin e gjykimit në Hagë dhe për deklarimet që janë bërë...
    Lajme15 Korrik 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës Supreme pasi që kjo e fundit e ka shfuqizuar udhëzimin administrativ...
    Lajme15 Korrik 2025
    Ballkani Perëndimor është tani një nga zonat më të ndjeshme në Evropë. Një fuçi baruti ndëretnike që nuk është qetësuar kurrë, rajoni...
    Lajme15 Korrik 2025
    Komandanti i Misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Enrico Barduani, priti në Shtabin e KFOR-it në Kampin Film City,...
    Sport15 Korrik 2025
    Klubi i Futbollit Malisheva ka prezantuar sot përforcimin më të ri për sezonin e ri – qendërmbrojtësin nigerian, Samuel Opeh. Opeh, i...
    Lajme15 Korrik 2025
    Më herë u raportuar për një incident zjarri që ka ndodhur në një depo në Lipjan. Rreth kësaj është deklaruar edhe Policia...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.