-->
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gucati: Do të ketë protesta e demonstrata

    FrontOnline
    24 Qershor 2020

    Hysni Gucati, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka thënë për RTV Dukagjinin se nga nesër do të mblidhet Kryesia e OVL UÇK-së dhe të vendosin për hapat tjerë, pas vendimit për aktakuza kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë.

    “Nuk përjashtojmë protestat por nuk do ta shkatërrojmë vendin tonë pasi këtu dikush edhe dëshiron një gjë të tillë. Ne kemi luftuar për këtë vend dhe kemi mbi 16 mijë të vrarë dhe mbi 6 mijë të gjymtuar”, tha ai.

    Gucati thotë se do të punojnë shumë që në demonstratat ku mblidhen mbi 20 mijë veta të mos shkatërrojnë vendin.

    “Do të gjendet një rrugë edhe për protesta dhe besoj se nuk do të ofendojmë as ambasadat e huaja e as KFOR-in sepse ata na kanë ndihmuar”.

    I pari i veteranëve thotë se presin që Thaçi e Veseli të dalin faqebardhë nga ky proces.

    “Kemi përshëndetur vendimin e zotit Haradinaj kur dha dorëheqje për shkak të ftesës nga Haga, por mendojmë se Presidenti në këtë moment nuk duhet të jep dorëheqje për shkak të bisedimeve. Ne mendojmë se në bisedime duhet të jetë një lider i luftës”, tha ndër të tjera Hysni Gucati.

    Nga Rubrika
    Lajme28 Korrik 2025
    Një situatë e pazakontë dhe mjaft e sikletshme ka ndodhur sot gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë, ku po fliste avokati Gent Gjini....
    Lajme28 Korrik 2025
    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, paralajmëroi se më 7 gusht, në orën 17:00, do të organizohet në Prishtinë një protestë...
    Lajme28 Korrik 2025
    Kryetari i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fehmi Kupina, ka propozuar sot dy iniciativa konkrete që synojnë të përmirësojnë mirëqenien dhe kushtet e...
    Të tjera
    Kronika28 Korrik 2025
    Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit U.K., për shkak të dyshimit të bazuar...
    Sport28 Korrik 2025
    Marrëveshja e finalizuar mes të gjitha palëve! Bayer Leverkusen ka dhënë dritën e gjelbër – Granit Xhaka do të transferohet te Sunderland!...
    Lajme28 Korrik 2025
    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka marrë vendimin për heqjen e ndalesës se importit të kafshëve të gjalla dy thundrake (gjedhe, dele,...
    Lajme28 Korrik 2025
    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, në një konferencë për media, shprehu shqetësimin e komunitetit të biznesit lidhur me pasojat...
    Ekonomi28 Korrik 2025
    Fabrika Ambrella nga Kumanova, prodhuesi i vetëm në Ballkanin Perëndimor i roletave ekskluzive nga alumini me licencë zvicerane, realizoi një vizitë në...
    Lajme28 Korrik 2025
    Fatos Jakupi, 9-vjeçari nga Mushtishti i Suharekës, i zhdukur mëngjesin e sotëm, është gjetur para pak minutash. Lajmin e kanë konfirmuar për...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.