×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Sindikata e PTK-së kundër uljes së pagave

    FrontOnline
    24 Gusht 2019

    Kryetari i Federatës Sindikale të PTK-së, Lamih Balaj ka reaguar ndaj deklaratave të kryeshefit të PTK-së Bedri Istrefi.

    Istrefi i cili udhëheq me Telekomin e Kosovës qe 8 muaj, thotë se gjendja financiare në këtë ndërmarrje nuk është aspak e mirë dhe se ata nuk kanë kapacitete të mjaftueshme t’i mbulojnë shpenzimet për mirëmbajtje të sistemit, gjendje kjo e cila e detyron Telekomin e Kosovës të ulë pagat e punëtorëve përkohësisht.

    Balaj për Gazetën Express ka thënë se deklaratat e Istrefit janë të papranueshme.

    “Deklarata të tilla janë të papranueshme dhe tendecioze në kohën kur Telefomi se ka fituar betejën përfundimisht dhe me deklarata të tilla po hapen beteja që nuk ish dashtë”, ka deklaruar Lahaj.

    Sipas Lahaj stabiliteti financiar i PTK-së sigurohet me kthimin e numrave të Z-Mobile në Vala.

    “Stabilitetin financiar e krijojnë kthimi i numrave të ZMobile menjëherë në Vala dhe shkëputja e kontratave tjera. Me mjete të punëtorëve nuk mund të krijohet stabilitet financiar por me strategji menaxheriale”, ka thënë Lahaj.

    Sipas Kryetarit të Federatës Sindikale, ata janë të gatshëm të ballafaqohen kundër këtij vendimi të kryeshefit ekzekutiv.

    “Nëse dikuj i konvenon hapja e fronteve të reja me punëtorë që të shpërqëndrohet vëmendja e gjërave tjera të kqija në Telekom, ne jemi të gatshëm të ballafaqohemi sepse nuk ua kemi frikën betejave të mëdha e aq më pak deklaratave të ngutshme dhe të pamatura”, është shprehur Lahaj.

    Sipas Lahajt, edhe ish-Kryeministri Haradinaj është zotuar se nuk do të ketë ulje të pagave.

    “Nëse mendojnë që stabiliteti krijohet me qindra kontrata të dëmshme brenda, me ulje pagash ky kapitull ka përfunduar dhe vet ish-Kryeministri i Kosovës është zotuar se s’ka ulje të pagave”, ka thënë Lahaj.

    Sipas FSP-PTK strategjia e daljes nga kriza është ndalja e çdo kontrate të dëmshme.

    “Nëse strategji e daljes nga kriza quhet ulja e pagave, për ne si Sindikatë strategji e daljes nga kriza është ndalja e çdo kontrate të dëmshme që zhvasin buxhetin dhe që përfitojnë individë të caktuar nga këto kontrata”, ka deklaruar kryetari i FSP-PTK.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.