×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeprokurori Lumezi priti në takim ministrin Selimi

    FrontOnline
    10 Qershor 2020

    Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi i shoqëruar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj dhe Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi kanë pritur në takim njoftues ministrin e ri të Drejtësisë, Selim Selimi.

    Lumezi ka uruar Selimin për detyrën e re, si dhe e ka njoftuar me funksionimin, punën dhe të arriturat e deritanishme të Prokurorit të Shtetit, përkatësisht progresin e arritur në rastet e shenjëstruara, si për sfidat me të cilat ballafaqohet ky institucion, njofton Klan Kosova

    Kryeprokurori i Shtetit ka folur edhe për reformat permanente të cilat kanë ndodhur dhe vazhdojnë të ndodhin në këtë institucion, duke ndikuar kështu në rritjen e efikasitetit, performancës, llogaridhënies dhe integritetit të sistemit prokurorial. Rrjedhimisht, në kuadër të këtyre reformave, Kryeprokurori Lumezi ka theksuar se tanimë ka filluar edhe procesi i profilizimit të prokurorëve, duke ndikuar kështu edhe në avancimin e punës së prokurorisë.

    Ndërkaq, ministri i Drejtësisë, ka deklaruar së prioritet i tij do të jetë përmbushja e programit qeveritar në fushën e drejtësisë, përgatitja e projektligjeve që kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit, përfshirja e të gjithë hisedarëve në proceset si vetingu, rishikimi funksional i sektorit të sundimit të ligjit në kuadër të projektit Drejtësia 2020, si dhe gatishmëria për t’i ndihmuar dhe mbështetur institucionet e drejtësisë.

    Në fund të takimit, të dy bashkëbiseduesit kanë shprehur gatishmërinë e ndërsjellë për avancimin e bashkëpunimit ndër-institucional, me qëllim të konsolidimit të institucioneve të drejtësisë dhe forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Lajme04 Mars 2026
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga java e ardhshme do të nisë procesi i nënshkrimit të kontratave për shërbime,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.