
Sindikata e Infermierëve të Kosovës po vazhdon të kërkojë që pagesa për ndërrimin e natës të rritet për 100 përqind.
Nga 18 euro sa paguhen aktualisht, kjo Sindikatë po kërkon që të paguhen nga 36 euro.
Ndër kërkesat e tjera që i kanë drejtuar menaxhmentit të SHSKUK-së, janë edhe realizimi i kërkesës së rrezikshmërisë dhe pagesa festive 100 përqind. E në rast të mos realizimit të këtyre kërkesave, Sindikata e Infermierëve të Kosovës nuk e ka përjashtuar mundësinë që të mbajnë greva e protesta.
Kryetari i kësaj sindikate, Fitim Havolli, tha se për 20 vite infermierët në Kosovë nuk janë trajtuar siç e meritojnë. Gjatë kohës kur vendi është përballur me pandeminë COVID-19, ai tha se infermierët nuk kanë kursyer as jetën e tyre.
Ai tha se Kosova rrezikon të mbes pa infermierë, pasi që sipas tij, shumë duan të ikin nga Kosova sepse, sipas tij, është e pamundur të mbajnë familjen me këto kushte.
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/279699990062599/