
Sot është nënshkruar koaliconi parazgjedhor mes partive Nisma dhe AKR, përmes të cilit krerët e dy partive u bënë thirrje edhe partive tjera të vogla që t’u bashkohen.
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se ky koalicion do t’i shërbejë për të mirë të ardhmes së Kosovës.
“Konsiderojë se ne do të bashkëpunojmë do të ketë transparencë dhe për çdo gjë ju do ta dini dhe të gjitha do t’i diskutojmë. Është e pamundur të mendohet se në shekullin 21, qeveria e Kosovës nuk ka një helikopter, është e pamundur që një pacient në spitalet tona mund të shërohet vetëm nëse ai ka para dhe i ka barnat me vete. Problemet janë shumë të mëdha, kemi vendosur të jemi pranë qytetarit”, ka deklaruar Pacolli, raporton Front Online.
Ndërsa, kryetari i partisë NISMA, Fatmir Limaj ka thënë se ky koalicion tregon se po ndërtohet një bosht politik, i cili mirëpret edhe parti të tjera.
Tutje ai ka shtuar se koalicioni NISMA-AKR tregon seriozitetin e zgjedhjeve të reja, raporton Front Online.
“Koalicioni parazgjedhor NISMA dhe AKR e jep një shansë dhe mundësi të tillë, është lajm për simpatizantët e partive tona për të vazhduar me bashkëpunim për punë të mira për vendin. Koaliconi ynë i ka dyert e hapura edhe për partitë tjera që duan të na bashkohen. NISMA dhe AKR do të jenë faktori kryesor në qeverisjen e ardhshme”, ka thënë Limaj./ Front Online./