×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    USAID certifikon 450 zyrtarë publikë në menaxhimin e kontratave

    FrontOnline
    22 Gusht 2019

    USAID-i përmes aktivitetit “Komuna transparente, efektive dhe llogaridhënëse në Kosovë”, së bashku me partnerët e qeverisë qendrore të Kosovës, shënuan përfundimin e një programi të ngritjes së kapaciteteve i cili certifikoi më shumë se 450 zyrtarë publikë në menaxhimin e kontratave publike.

    Ky certifikim sipas USAID-it është krijuar për të promovuar efikasitetin dhe llogaridhënien e zbatimit të projekteve publike në të gjitha komunat e Kosovës.

    Christina Davis, drejtoreshë e departamentit për demokraci dhe qeverisje në USAID, tha se shoqëria por edhe qytetarët vazhdojnë të mos jenë të kënaqur me shërbimit në komunave të tyre dhe gjithë këto janë rezultat i një mbikëqyrje të keqe institucionale.

    “Kjo do të u mundësojë komunave të u ofrojnë shërbime më të mira qytetarëve dhe bizneseve. Ky është një trajnim i avancuar për zyrtarët komunal dhe është zgjeruar edhe në platformën elektronike kjo do tu mundësojë atyre që të vazhdojnë mësimin dhe të zgjerojnë dituritë e tyre. Shoqëria por edhe qytetarët vazhdojnë të mos jenë të kënaqur me shërbimit në komunave të tyre dhe gjithë këto janë rezultat i një mbikqyrje të keqe nga institucionet. Një menaxhim siç duhet tregon që me të hollat e taksapaguesve investohet si duhet. Sot po i certifikojmë 450 zyrtarë duke i pajisur ata me dituri dhe njohuri”, tha Davis.

    Ndërsa Rozafa Ukimeraj, sekretare e përgjithshme në Ministrinë e Administratës dhe Pushtetit Lokal, tha se të dhënat e MAPL-së, tregojnë që vetëm një numër i caktuar i komunave përmbushin obligimet ligjore nga to janë vetëm 71 për qind, raporton EkonomiaOnline.

    “Këtë vit shëmuan 20-vjetorin e qeverisjes lokale dhe kemi shënuar një progres nga viti në vit. Përmes publikimit qytetarët krijojnë një besueshmëri më të lartë në institucionet publike.Të dhënat e MAPL tregojnë që vetëm një numër i caktuar i komunave përmbushin obligimet ligjore nga to janë vetëm 71 përqind. Për ta adresuar këtë çështje trajnimet e përfunduara kanë synim përmirësimin e kualitetit dhe vleshmërisë së kapaciteteve në nivelin komunal”, tha Ukimeraj.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.