×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Ky është njëri nga efektet e taksës 100%

    FrontOnline
    22 Gusht 2019

    Bizneset në Kosovë po e shfrytëzojnë gjithnjë e më tepër infrastrukturën hekurudhore për transportin e mallrave nga vende e Bashkimit Evropian.

    Për gjashtë muajit e parë të këtij viti, sipas Agjencisë se Statistikave të Kosovës, 153 mijë tonë mallra të ndryshme janë transportuar me tren, që në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, paraqet një rritje prej 59 për qind.

    Sipas përfaqësueseve të komunitetit të biznesit dhe afaristëve në Kosovë, një nga arsyet e rritjes se transportit me tren ndërlidhet me shpenzimet më të favorshme financiare. Por, arsyeja kryesore, potencohet të jetë taksa 100 për qind e vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovinë, e cila i ka detyruar bizneset që të shmangin importin nga këto dy vende dhe të gjejnë tregje të reja për furnizim në vendet e Bashkimit Evropian.

    Mallrat që më shumti transportohen përmes transportit hekurudhor me tren janë xehet e nikelit, pastaj produktet e drurit, e të tjera, të cilat kryesisht vijnë nga Gjermania, Sllovenia dhe Kroacia, thotë për Radion Evropa e Lirë, Behxhet Haziri, zëdhënës i kompanisë “TRAINKOS”.

    Një ndër kompanitë që shfrytëzon linjën hekurudhore është kompania “Etika” nga Suhareka, që merret me shitjen e laminatit, dyerve dhe dritareve.

    Pronari i kësaj kompanie, Adrian Hoxhaj, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, tregon se importon laminat nga shteti i Gjermanisë duke shfrytëzuar infrastrukturën hekurudhore, për shkak se, siç thotë ai, ka kosto më të ulët financiare.

    “Kompania jonë transporton me tren, për arsye se është më lirë dhe bartim sasi më të madhe, sasi kjo që nuk mund të transportohet me kamionë. Transporti realizohet nga shteti i Gjermanisë, pasi atje e kemi gjetur tregun më të përshtatshëm”, tha Hoxhaj.

    Përfaqësues të komunitetit të biznesit, ndërkaq theksojnë se arsyeja e rritjes së sasisë se produkteve të importuara përmes transportit hekurudhor ndërlidhet edhe me taksën 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.

    Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare për Biznes, në një prononcim për Radio Evropa e Lirë, thotë se pas vendosjes së taksës, çmimi i transportit të mallrave nga Serbia dhe Bosnja është rritur, kështu që bizneset si alternativë më të favorshme përdorin shfrytëzimin e transportit përmes linjave hekurudhore për importin e mallrave nga vendet tjera evropiane.

    “Pikërisht kjo është arsyeja sepse shumë produkte që janë bartur nga Serbia, janë zëvendësuar me prodhimet nga vendet e Bashkimit Evropian dhe se ato janë duke u bartur përmes transportit hekurudhor. Kostoja financiare e transportit hekurudhor është më e lirë, pavarësisht se relacionet janë më të gjata dhe vonesat janë më të mëdha”, thotë Shahini për Radion Evropa e Lirë.

    Ndryshe, infrastruktura hekurudhore në Kosovë aktualisht vazhdon të përballet me një gjendje jo të mirë. Binarët, ndërtesat e stacioneve, stabilimentet sinjalizuese, pastaj operimet hekurudhore, lokomotivat, vagonët e udhëtarëve janë të vjetruara.

    Shpejtësia e trenave, për shkak të kushteve teknike në linjat aktuale, mund të zhvillohet në 50 kilometra në orë, kurse me renovimin e hekurudhave, trenat do të qarkullojnë deri në 150 kilometra në orë.

    Modernizimi i infrastrukturës hekurudhore do të rriste edhe më shumë transportin e mallrave, thotë Agim Shahini, sipas të cilit, me gjithë rritjen qarkullimit të mallrave me tren, kjo alternativë shfrytëzohet në mënyrë minimale, për shkak të infrastrukturë së dobët.

    Por, bizneset këtë dobësi e kanë për shkak se aktualisht hekurudhat e Kosovës nuk kanë mundur të ofrojnë shërbime të ndryshme për operatorë të ndryshëm ekonomikë dhe kjo ka bërë që bizneset të orientohen ose në porte të ndryshme, si atë të Durrësit, Selanikut apo Tivarit dhe nga atje të bartin mallrat më maune të ndryshme. Kurse në të kaluarën, hekurudhat kanë zënë vend të rëndësishëm në zhvillimin ekonomisë së vendit, transportit dhe rritjes së forcës konkurruese të shumë operatorëve ekonomikë, që kanë përdorur hekurudhat si mundësi më e lirë për transport.

    Në fillim të këtij viti ka nisur rehabilitimi i segmentit të parë hekurudhor në relacionin, Prishtinë- Hani I Elezit në kufi me Maqedoninë, që pritet të përfundojë në vitin 2021.

    Ndërkohë, është paralajmëruar që së shpejti të fillojë edhe linja e dytë, që përfshin rrjetin hekurudhor Prishtinë – Leshak, në kufirin më Serbinë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.