×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Kombinimi i hudhrës, mjaltës dhe qumështit, ilaç për organizmin

    FrontOnline
    30 Maj 2020

    Papastërtitë e produkteve ushqimore, higjiena e dobët personale, infeksionet, klima e ngrohtë e kohëve të fundit sjellin shfaqjen e sëmundjeve të parazitëve, kryesisht në zorrë. Sidomos në periudhën e pandemisë, qendrat shëndetësore raportojnë rritje të shumëfishtë të kësaj diagnoze.

    Ndërsa fëmijët mbeten më të prekurit prej kopshteve dhe shkollave, edhe të rriturit ndikohen nga këto probleme. Infeksionet parazitare të kësaj natyre nuk janë aspak të rralla. Sidomos vjeshta është një periudhat me shfaqjen më të lartë të parazitëve. Fëmijët e prekur nga parazitët mund të kenë probleme me rritjen dhe zhvillimin. Të rriturit e prekur nga parazitët e zorrëve, shiriti ose llojet e Askarideve dhe lambies përjetojnë probleme të konsiderueshme shëndetësore.

    Lambia është një ndër parazitët kryesorë që arrijnë në trupin e njeriut. Ky parazit shkakton sëmundje që prek kryesisht zorrët dhe rrugët e tretjes. Paraziti grumbullohet në zorrët e holla, në rrugët e tëmthit dhe zorrën e trashë. Si burim infeksioni shërben personi i sëmurë ose bartës, kurse përhapja bëhet nëpërmjet rrugëve të ndryshme si ushqimet e ndotura, uji i ndotur ose nëpërmjet ndotjes midis njerëzve në rastin e duarve të palara.

    Cistet e lambias arrijnë të jetojnë në ujë për disa javë dhe janë të qëndrueshëm ndaj klorit që përdoret për dezinfektimit të ujit. Pas kalimit të një organizmi të ri, cistet kalojnë stomakun, shumohen dhe grumbullohen në sistemin e zorrëve të holla në rrugët e tëmthit dhe deri në mëlçi.

    Shqetësimet që shkaktojnë parazitët

    Probleme të aparatit tretës, fryrje dhe dhimbje barku, që ngjasojnë me dhimbjet e ulcerës, të përziera, të vjella, shkarkime diarreje disa herë në ditë, sidomos në mëngjes. Sinjal alarmi është se kjo diarre nuk përmirësohet nga ilaçet e zakonshme. Parazitët dobësojnë organizmin, duke sjellë probleme në përthithjen e lëndëve ushqyese e sidomos të vitaminës B12. Kjo shkakton këputje të fuqishme dhe të përgjithshme, madje ka shumë raste që shkaktohet anemi.

    Parazitët arrijnë të shkaktojnë një temperaturë të pazakontë prej 37.5 gradë C që shtrihet për një periudhë të gjatë kohore. Parazitët shkaktojnë shqetësime të natyrave alergjike, madje edhe nervore. Nëse jeni të shqetësuar nga shenja të tilla, gjëja e parë që duhet të bëni është analiza e feçes dhe këshillimi me mjekun. Infeksionet mund të shërohen përmes Flagylit ose mjekimeve të tjera të këshilluara nga mjeku, të cilat merren nga të gjithë pjesëtarët e familjes.

    Duhet të tregoni shumë kujdes me peshqirët, mbulesat e shtratit, çarçafët dhe veshjet me të cilat bien në kontakt të prekurit nga parazitët. Përveç mjekimit specifik, mjaft i rëndësishëm është edhe mjekimi i shenjave të prekjes si për shembull kundër të vjellave, dhimbjes së barkut, mjekimi me hekur dhe acid folik për korrigjimin e anemisë etj.

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.