×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Netanyahu cakton datën për aneksimin e pjesëve të Bregut Perëndimor

    FrontOnline
    26 Maj 2020

    Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, tha se ka caktuar korrikun si datë për vendosjen e sovranitetit izraelit mbi pjesë të Bregut Perëndimor.

    Në fillim të mbledhjes së klubit parlamentar të partisë konservatore Likud, Netanyahu u tha deputetëve se nuk ka ndërmend të ndryshojë datën dhe vlerësoi se nuk kishte asnjë moment më të mirë në histori për vendosjen e sovranitetit, i cili është i barabartë me aneksimin e atyre territoreve.

    “Ne kemi një mundësi që nuk ka ekzistuar që nga krijimi i Izraelit në vitin 1948, për të vendosur sovranitetin në një mënyrë të mençur dhe si një hap diplomatik në Judea dhe Samaria, emri biblik i Bregut Perëndimor dhe ne nuk do të lejojmë që ajo mundësi të kalojë”, tha Netanyahu.

    Vendosja e sovranitetit të Izraelit mbi pjesë të Bankës Perëndimore do të ishte në përputhje me planin e paqes në Lindjen e Mesme të presidentit amerikan Donald Trump, të paraqitur në janar.

    Plani mbështet krijimin e sovranitetit izraelit mbi rreth 30 për qind të Bregut Perëndimor të okupuar. Presidenti palestinez Mahmoud Abbas, tha javën e kaluar se po pezullonte të gjithë bashkëpunimin e sigurisë me Izraelin, pasi Netanyahu shprehu synimin e tij për të aneksuar të gjitha vendbanimet hebraike dhe luginën strategjike të lumit Jordan.

    Komuniteti ndërkombëtar po shqetësohet gjithnjë e më shumë dhe paralajmëron Izraelin të mos zbatojë aneksimin.

    Izraeli pushtoi Bregun Perëndimor në luftë në vitin 1967, dhe palestinezët planifikojnë të krijojnë një shtet të pavarur në të gjithë territorin, i cili do të përfshinte Rripin e Gazës dhe kryeqyteti i të cilit do të ishte Jerusalemi Lindor.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se pikëpamja e tyre përputhet me atë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë...
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.