×
  • Lajme
  • Lajme

    Djali fali vrasësit e të atit, e fejuara: Nuk ndalem derisa të ketë drejtësi

    FrontOnline
    22 Maj 2020

    E fejuara e gazetarit të vrarë saudit Jamal Khashoggi e hodhi poshte faljen që djali I tij i bëri vrasësve të të atit. “ Askush nuk ka të drejtë t`i falë ata njerëz”, tha Hatice Cengiz.

    “Jamal Khashoggi është kthyer në një symbol ndërkombëtar më të madh se secili prej nesh; ai është I admiruar e I dashur anekënd. Nuk ka rrethana lehtësuese për këtë krim të rëndë; unë dhe të tjerët nuk do të ndalemi deri sa të bëhet drejtësi për Xhamalin”, ka shkruar në Twitter, Haticeja, që është shtetase turke.

    Më herët djali I gazetarit që u vra brenda një konsullate saudite në vitin 2018, tha se vëllezërit e tij i kanë falur ekzekutorët. Falja, sipas Salah Khashoggi bëhet si pjesë e muajit të shenjtë të Ramazanit, por disa e kanë vënë në pikëpyetje sinqeritetin e këtij gjesti që i shpëton vrasësit e Khashogit nga dënimi me vdekje.

    Familjet e të dënuarve tani mund të paguajnë për gjakun e derdhur, dhe nëse ato nuk kanë mundësi, pagesën mund ta bëjë shteti saudit, përpos parave që I janë dhënë tashmë të afërmve të reporterit. Gjykata saudite që dha dënimin kapital për ta në muajin dhjetor, doli në përfundimin se vdekja e Khashoggit nuk kishte qenë e paramenduar, ndonëse hetimi i OKB-së tregoi të kundërtën. Khashoggi, i cili punonte si kolumnist I i gazetës amerikane Washington Post, ishte kritik i ashpër i qeverisë saudite.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është deklaruar sërish para gazetarëve te Kuvendi i Kosovës, ku është pyetur për çështjen e presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në selinë rozë deputetët e Tiranës dhe të gjithë drejtuesit socialistë të të gjitha njësive. Top Channel...
    Front TV04 Mars 2026
    Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë Andin Hotin, nëse ai kandidohet për president nga LVV-ja, ashtu siç është raportuar nga...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.