×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Mantelbardhët kosovarë/ Heronjtë e nënpaguar!

    FrontOnline
    21 Maj 2020

    Dikush me duartrokitje e brohoritje.

    Disa me lëvdata ne rrjetet sociale.  Të tjerë  përmes këngës.

    Të gjithë, pa përjashtim, në njërën apo tjetrën formë, falënderuan mjekët dhe infermierët për punën që po bëjnë këto ditë në luftën kundër Coronavirusit.

    Këtij karvani të falënderimeve iu bashkëngjiten edhe krerët institucional.

    Mirënjohjen e tyre, pos me llafe siç bëjnë gjithmonë, këta e shprehen duke dhuruar për këtë kategori edhe 300 euro shtesë për muajin prill e maj.

    Por sa në të vërtetë janë pagat aktuale të mjekëve dhe infermierëve?

    Paga e një mjeku specialist është 661 euro.

    Ajo e një mjeku specialist te mjekësisë familjare është 615 euro, derisa ajo mjekut që është ne specializim dhe një mjeku te përgjithshëm është 566 euro.

    Me 472 euro paguhet kryeinfermieri.

    Derisa me nga 425 euro dhe 377 euro paguhen dy vartësit e tij, respektivisht infermieri 1 dhe infermieri 2.

    Pagat e mjekëve janë dyfish më të vogla se ato të të gjithë liderëve institucional, kurse ato të infermierëve madje edhe trefish më të ulëta.

    E po kaq të vogla sesa pagat e deputetëve, paga e të cilëve shkon në mbi 1500 euro.

    Ligji për paga, që u pezullua nga Kushtetuesja deri në qershor, ua përmirëson pagesën mujore mjekëve.

    Megjithatë prapë, ai,  i lë shumë prapa pagave të liderëve, ministrave dhe zyrtarëve të tjerë shtetërorë.

    Derisa paga me e larte ne sektorin e shëndetësisë, me hyrjen ne fuqi te Ligjit për Paga, do te jete 1195.

    Kjo shifër është prapë më  e ulët sesa shifra qe marrin zyrtaret shtetëror.

    Zëvendëskryeministri do ta ketë pagën 1 mijë 912 euro. Ndërkaq, ministrat 1 mijë 792 euro.

    Hiq më keq nuk do të kenë pagat as deputetët, të cilët do të paguhen 1 mijë e 792 euro./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se pikëpamja e tyre përputhet me atë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë...
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.