
Komuna e Shtërpcës, Junikut, Mamushës, Novobërdës, Kllokotit, Parteshit, Ranillugut dhe Graçanicës janë të vetmet që i kanë shpëtuar pandemisë së Coronavirusit, ndonëse ka më shumë se dy muaj prej se rastet e para janë shënuar në Kosovë, raporton portali “Front Online”.
Ndonëse këto komuna ende janë imune ndaj Coronavirusit, jeta institucionale dhe sociale është kufizuar njësojë si në qytete të tjera, duke bërë që të njëjtat edhe të goditen ekonomikisht, raporton
“Front Online”.
Turizmi dhe gastronomia po dalin të jenë sektorët më të goditur nga pandemia, teksa është dhënë alarmi që në rast se masat nuk do të hiqen së shpejti për këta sektorë, mund të ketë dëme të pariparueshme.
Në ndërkohë kujdesi i qytetarëve dhe respektimi i masave të vendosura nga institucionet kanë bërë që këto Komuna ta lënë jashtë dere Coronavirusin.
Komuna e Junikut ende nuk e ka asnjë rast të konfirmuar pozitiv me pandeminë Covid-19.
Edhe pse numri i përgjithshëm i të infektuarve në tërë Kosovën ka shkuar në 954, komuna e vogël e Junikut që gjendet në mes të Deçanit dhe Gjakovës, ka shpëtuar nga Coronavirusi, raporton “Front Online”.
Agron Kuçi, kryetar i kësaj komune ka thënë për “Front Online”, se kujdesi i institucioneve dhe respektimi i masave nga qytetarët ka bërë që kjo Komunë të mos preket nga pandemia.
“Gjithë këtë sukses unë i`a dedikojë kujdesit të jashtëzakonshëm të qytetarëve të Junikut, të cilët edhe më parë kanë treguar një qytetari karshi vendimeve edhe shtetërore, shtet formuese, por edhe angazhimit të institucioneve si qeverisjes lokale, qeverisë dhe institucioneve të kujdesit shëndetësorë, familjarë dhe organizatave të tjera jo qeveritare që bëjnë pjesë në Shtabin Emergjent të Komunës së Junikut”, ka thënë ai për Front Online.
Qytetarët e Junikut sipas kryetarit me përpikëri i kanë respektuar edhe
“Megjithatë qytetarët e Komunës së Junikut kanë treguar një kujdes të veçantë karshi vendimeve dhe masave të marra nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike”, ka thënë Kuçi.
Një lehtësim i madh për sa i përket identifikimit të rasteve me Covid-19 në këtë komunë ka qenë, numri i vogël i banorëve dhe mundësi që secili të jetë nën mbikëqyrje institucionale. Të paktën kështu ka deklaruar paria i kësaj Komune, i cili ka theksuar se ka pasur vazhdimisht testime për personat që kanë dyshuar që e kanë virusin.
“Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Junik ka listë për secilin qytetarë të Junikut, por edhe për çdo të sëmurë kronik dhe Shtabi Emergjent i kësaj komune e ka parë çdo lëvizje të qytetarëve që kanë ardhur si nga jashtë , edhe prej atyre që kanë qenë në vetë izolim. Janë testuar dhe ne vazhdimisht mbajmë takime të rregullta edhe me bizneset dhe me të gjitha strukturat të cilat kanë komunikim apo qarkullim”, ka thënë Kuçi për Front Online.
E sektori më i dëmtuar në këtë komunë ka qenë turizmi. Sipas kryetarit Kuçi në rast që nuk hapen së shpejti restorantet dhe gastronomia, dëmet do të jenë të pariparueshme.
“Ne industri kryesore e kemi turizmin. Restorantet dhe gastronomia është më e goditura. Në këtë drejtim me të vërtetë ka shumë biznese të kësaj natyre që janë të goditura dhe që janë edhe biznese familjare. Në këtë industri ka një numër dukshëm të lartë të të punësuarve, por besoj që Qeveria në fazën e dytë do të lehtësoj masa edhe në këtë pjesë, sepse përndryshe dëmet janë të pariparueshme”, ka thënë ndër të tjera ai për “Front Online”.
Dy muaj me Coronavirus, Komunat e paprekura nga pandemia tregojnë “sekretin” e menaxhimit