
Prej përhapjes së pandemisë së Coronavirusit në Kosovë e deri më tani, Inspektorati i Punës ka bërë rreth dy mijë inspektime në kompani të ndryshme për ta parë nëse ato kanë siguruar pajisje mbrojtëse për punëtorët në mënyrë që ta parandalojnë përhapjen e Coronavirusit.
Këtë e ka bërë të ditur për Front Online, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Inspektoratit të punës, Valon Leci.
LEXO EDHE: Leci paralajmëron masa për punëdhënësit që bënë shkelje në kohë pandemie
Sektori i ndërtimtarisë, konsiderohet si sektori më i rrezikshëm për punëtorë.
E, për këtë Leci tha se në Kosovë gjatë dy viteve numri i personave të cilët kanë humbur jetë në këtë sektor është më i vogël.
LEXO EDHE: Kryeinspektori i punës: Numri i personave që humbin jetë në vendin e punës po bie
Të drejtat e punëtorëve, sipas Lecit, po shkojnë duke u përmirësuar.
Ai tha se vetëm gjatë viti 2019 kanë arritur që 1800 personave të cilët kanë punuar pa kontrata t’iu formalizojnë ato.
“Ka përmirësim të dukshëm edhe në përmirësim të marrëdhënies së punës në vitin 2019 e kemi përmbyll me 1800 persona për të cilat e kemi formalizuar vendin e tyre të punës pasi që kanë punuar pa kontrata apo pa i paguar kontributet dhe i kemi obliguar që t’i përmirësojnë këto çështje”, tha ai për Front Online.
Mbi 2000 inspektime në kohë pandemie, Inspektorati paralajmëron masa ndaj punëdhënësve